Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Lloje që rrezikojnë të zhduken

Lloje që rrezikojnë të zhduken

Lloje që rrezikojnë të zhduken

Nga një shkrimtar i Zgjohuni! në Itali

Lista e Kuqe e Llojeve të Rrezikuara, që nxjerr Bashkimi Botëror për Ruajtjen e Natyrës, me qendër në Glant, Zvicër, është një tregues i shëndetit të bimëve dhe të kafshëve në botë. Lista e Kuqe për vitin 2004, përfshin mbi 15.500 lloje.

Një ndër rreziqet kryesore të llojeve që janë në prag të zhdukjes, është aktiviteti njerëzor. Njeriu, në vend se ta mbrojë ekuilibrin e brishtë të natyrës, që është i domosdoshëm për mbijetesën e tij, e dëmton vazhdimisht nëpërmjet aktiviteteve të cilat i vënë në rrezik të madh gjallesat e tjera. Është për të ardhur keq, sepse po humbasin shumë lloje, e bashkë me to edhe pasuri natyrore jashtë mase të dobishme.

Vitin e kaluar, në Listën e Kuqe ishte dhe delfini i zakonshëm me hundë të shkurtër, që tregohet në fotografinë këtu. Numri i tij në Mesdhe ka rënë mbi 50 për qind këto 30 deri 45 vitet e fundit, dhe tashmë konsiderohet në prag të zhdukjes. Sipas Bashkimit Botëror për Ruajtjen e Natyrës, faktorët që kanë luajtur rol në këtë rënie kanë qenë «pakësimi i presë së delfinëve në Mesdhe, si pasojë e kombinimit të ndryshimeve në mjedis, peshkimi pa kriter dhe rrënimi i habitatit». Po ashtu, mendohet se niveli i lartë i lëndëve kimike helmuese të prodhuara nga njeriu, të cilat janë gjetur te delfinët e Mesdheut, «mund të shkaktojë që sistemi imunitar të mos funksionojë si dhe të dëmtojë aftësinë riprodhuese» të tyre.

Krijuesi nuk do t’i tolerojë pafundësisht njerëzit e pamend dhe egoistë, që veç prishin e shkatërrojnë. Përkundrazi, profecia e Biblës tregon se po afrohet «koha e caktuar» kur Perëndia do të ‘shkatërrojë ata që shkatërrojnë tokën’. Atëherë Perëndia Jehova do të rivendosë kushtet në të cilat njerëzit do të ruajnë me zotësi «çdo krijesë të gjallë» dhe ‘gjithë bimësinë e cila është në sipërfaqen e tokës’.​—Zbulesa 11:18; Zanafilla 1:28-30, BR.

[Figura në faqen 18]

Delfini i zakonshëm me hundë të shkurtër

[Burimi]

© Goran Ehlme/SeaPics.com

[Figura në faqen 18]

Edhe ky albatros është në listën e llojeve të kërcënuara