Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

E vërteta biblike arrin deri te pigmenjtë

E vërteta biblike arrin deri te pigmenjtë

E vërteta biblike arrin deri te pigmenjtë

NGA NJË SHKRIMTAR I ZGJOHUNI! NË KAMERUN

Në më shumë se 230 vende në të gjithë botën, Dëshmitarët e Jehovait përpiqen që t’ia japin mesazhin e Mbretërisë së Perëndisë ‘njerëzve të çdo lloji’. (1 Timoteut 2:4; Mateu 24:14) Këtu përfshihen edhe pigmenjtë afrikanë, një popull shtatvogël që kanë një gjatësi mesatare 120 deri 140 centimetra. Kryesisht jetojnë thellë në pyjet e Republikës së Afrikës Qendrore, në zonën e Kongos dhe në juglindje të Kamerunit.

Takimi i parë i dokumentuar me pigmenjtë ndodhi atëherë kur faraoni egjiptian Neferirkare dërgoi një ekspeditë për të gjetur vendin nga buronte lumi Nil. Grupi i ekspeditës raportoi se në pyjet që ndodheshin në brendësi të Afrikës kishin takuar disa njerëz me shtat të shkurtër. Më vonë, ishin shkrimtari grek Homeri dhe filozof Aristoteli që i përmendën pigmenjtë. Evropianët i takuan këta njerëz në shekullin e 16-të dhe të 17-të.

Në ditët tona Dëshmitarët e Jehovait kanë predikuar edhe në pyjet e Afrikës. Megjithëse pigmenjtë kanë reaguar mirë ndaj mesazhit të Mbretërisë, përpjekjet që janë bërë për të ndjekur interesin nuk kanë qenë shumë të suksesshme. Kjo sepse pigmenjtë bëjnë një jetë shtegtare duke lëvizur brenda pak muajsh nga njëri vend në tjetrin.

Pigmenjtë njihen si popull paqësor dhe i ndrojtur. Popullsia e tyre në Afrikë është afërsisht 150.000 deri në 300.000. Qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe kishat kanë ndërtuar për ta shkolla dhe shtëpi të vogla që i përshtaten stilit të jetës së tyre. Por përpjekjet e shumta për t’i joshur që të qëndrojnë në një vend, në përgjithësi kanë dështuar.

Një rast që ia vlen ta përmendim është Zhanvjer Mbaki, pigmeu i parë Dëshmitar në Kamerun. Ai e pranoi mesazhin e Biblës pasi kishte lexuar librin e ilustruar Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi tokë dhe botime të tjera. * Zhanvjeri u pagëzua në vitin 2002 dhe tani shërben si pionier, siç i quajnë Dëshmitarët e Jehovait ungjillëzuesit e plotkohorë. Ai është edhe një shërbëtor ndihmës në kongregacionin e krishterë në Mbang, një qytet i vogël në pjesën juglindore të vendit. E ardhmja do ta tregojë nëse edhe pigmenj të tjerë, në Kamerun, do të zgjedhin të adhurojnë Jehovain, të vetmin Perëndi të vërtetë që i do ‘njerëzit e çdo lloji’.

[Shënimi]

^ par. 7 Botuar nga Dëshmitarët e Jehovait, por tani nuk shtypet më.

[Figura në faqen 24]

Zhanvjer Mbaki, pigmeu i parë Dëshmitar në Kamerun, duke dalë në shërbim