Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Mikrobet rezistente E lexova revistën tuaj me shumë interes. Më pëlqeu në mënyrë të veçantë seria e artikujve «Mikrobet rezistente​—Një kërcënim botëror». (22 tetor 2003) Kam shumë dëshirë t’i marr revistat tuaja edhe në të ardhmen dhe të bëj një studim biblik me Dëshmitarët e Jehovait.

J. G., Rusi

Nën hijen e prindërve Falënderime pa fund për artikullin «Të rinjtë pyesin . . . Si t’ia bëj që të mos jetoj më nën hijen e prindërve?» (22 tetor 2003) Babai im është plak në një kongregacion të Dëshmitarëve të Jehovait dhe gjithmonë jam konsideruar si shembull për t’u ndjekur. Ndonjëherë më vinte të rebelohesha vetëm e vetëm për të ruajtur identitetin tim. Falë artikullit mësova se do të pendohesha më vonë për këtë. Tani e kuptoj që duhet të krijoj reputacionin tim në kongregacion dhe të jem vetvetja.

L. D., Francë

I kuptoj ndjenjat e të rinjve që citohen në artikull. Në të shkuarën isha tepër i shqetësuar pasi kongregacioni priste shumë prej meje, për shkak të emrit të mirë të babait dhe të xhaxhait. Emri i familjes sime ishte si emri i një marke të njohur që më ndiqte kudo që shkoja. Kur nuk ia dilja të sillesha ashtu siç prisnin të tjerët, ndihesha si dështak. Por tani po e kuptoj që gjëja më e rëndësishme është se me çfarë syri na sheh Jehovai.

S. S., Japoni

Emri i Perëndisë Në vitin 1983, bleva për fëmijët një libër që fliste për Havain. Ai tregonte se si aty rreth vitit 1800, gruaja e një prijësi dha dëshmi për Perëndinë e saj Jehova. Në ato vite ishte gjë e rrallë që në Sllovaki, e cila atëherë ishte një vend socialist, ta gjeje nëpër botime emrin e Perëndisë. Për vite të tëra ishte një mister për ne se si gruaja e prijësit mund ta kishte njohur emrin e Perëndisë që në ato kohëra. Kështu që, u gëzuam kur lexuam shpjegimin që jepej në artikullin «Emri i Jehovait në ishujt e Paqësorit» (22 tetor 2003).

E. G., Sllovaki

Misionar në Afrikë Më pëlqeu shumë jetëshkrimi i Ernest Pandaçukut, «Themeli për një jetë domethënëse». (22 tetor 2003) Ndeshem me probleme nga më të ndryshmet, si për shembull me rritjen e djalit, si prind i vetëm që jam, dhe me problemet e shëndetit. Por këto as që mund të krahasohen me ato që kanë kaluar disa nga vëllezërit tanë të krishterë në Afrikë. Artikulli më preku në zemër dhe më bëri të meditoj për premtimin e Jezuit që gjendet te Mateu 6:33, ku thotë se Jehovai do të kujdeset për ata që kërkojnë më parë Mbretërinë.

M. Ç., Rusi

Një vështrim rreth botës Dua të shpreh vlerësimin tim për rubrikën «Një vështrim rreth botës». Kur marr revistën, kjo është gjëja e parë fare që lexoj dhe mezi pres që të shoh ilustrimet. Vizatimet më shtyjnë të lexoj ato tema që normalisht nuk do të më tërhiqnin, si për shembull pjesën «Peshq të zhurmshëm» në numrin e 22 tetorit 2003. Më shkriu së qeshuri!

N. N., Shtetet e Bashkuara

Në rubrikën «Një vështrim rreth botës», në pjesën me titull «Mbrojtje nga mushkonjat» (8 gusht 2003), ju i referoheshit një reviste që sugjeronte të merren «300 miligramë vitaminë B1 çdo ditë». Nëse do të merrnim çdo ditë një sasi të tillë do të ndikonte negativisht në trupin tonë.

H. M., Japoni

«Zgjohuni!» përgjigjet: Specialistët nuk janë në një mendje se çfarë sasie e vitaminës B1 (tiaminës) i bën dëm trupit. Disa këshillojnë se duhet të marrim vetëm 1,1 miligramë në ditë. Megjithatë një raport i botuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se sipas disa të dhënave «një dozë prej 500 mg e marrë çdo ditë nga goja për një muaj, doli se nuk ishte helmuese». Sidoqoftë, është e sigurt që kjo do të jetë një çështje për kërkime të mëtejshme.