Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Ari» i veriut

«Ari» i veriut

«Ari» i veriut

NGA NJË SHKRIMTAR I ZGJOHUNI! NË POLONI

QË NGA kohët e lashta qelibari është quajtur ari i Veriut. Në Romën e lashtë mbahej si një mall. Në të vërtetë, me sa thuhet, perandor Neroni dërgoi një fisnik për të blerë qelibar në Poloni. Çfarë morën si këmbim tregtarët e qelibarit? Monedha ari dhe argjendi, bashkë me sende për përdorim të përditshëm. Disa mendojnë se rruga e tregtisë së qelibarit luajti një rol të rëndësishëm për përhapjen e krishtërimit në Poloni në shekujt e parë të erës sonë.

Disa besonin se qelibari kishte fuqi magjike. Ai përdorej për të bërë hajmali, me mendimin se sillte fat, mbronte dikë nga fatkeqësitë dhe ndihmonte në gjueti dhe beteja. Gjithashtu, qelibari përdorej edhe në adhurimin e të vdekurve. Disqe të sheshta, koka të vogla sëpatash dhe statujëza, të bëra me qelibar përdoreshin në adhurimin e diellit, në adhurimin e të parëve dhe në kultet e pjellorisë.

Veç kësaj, qelibari luajti një rol thelbësor në mjekësinë popullore. Besohej se vargjet me rruaza qelibari që viheshin rreth qafës sillnin lehtësim për dhembjen e kokës, qafës dhe fytit, ndërsa byzylykët prej qelibari i sillnin dobi atyre që vuanin nga reumatizma. Gjithashtu, përdoreshin pomada të ndryshme, balsame, përzierje dhe ekstrakte prej qelibari të zhytur në alkool. Madje edhe sot, disa mendojnë se qelibari ka veti shëruese.

Qelibari i jep me të vërtetë lavdi Krijuesit të të gjitha gjërave, Perëndisë Jehova. Me arsye të vlefshme psalmisti u frymëzua të shpallte: «Sa të shumta janë veprat e tua o Zot! Ti i ke bërë të gjitha me dituri; toka është plot me pasuritë e tua.»—Psalmi 104:24.

[Burimi i figurës në faqen 31]

Të gjitha pamjet: Dziȩki uprzejmości DEJWIS COMPANY; Gdańsk-Polska