Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Vepra të Dëshmitarëve të Jehovait në ditët tona

Vepra të Dëshmitarëve të Jehovait në ditët tona

Vepra të Dëshmitarëve të Jehovait në ditët tona

Tahiti

Ishujt e Polinezisë Franceze, ku bën pjesë Tahiti, janë ndër më të bukurit në botë. Poetët dhe shkrimtarët i kanë paraqitur si parajsë. Por një parajsë edhe më tërheqëse lulëzon në këta ishuj të qetë piktoreskë të Paqësorit. Mësoni se si u krijua kjo parajsë më e rëndësishme dhe si prodhon vazhdimisht e me bollëk fryte për lavdi të Jehovait.

Guajana

Emri Guajanë do të thotë «Vendi i ujërave». Ky emërtim është vërtet i goditur, pasi atje ka një rrjet të gjerë me lumenj, shumë prej të cilëve shërbejnë si rrugë kryesore për të shkuar në fshatrat e qytetet në brendësi të vendit. Lexoni se si Dëshmitarët e Jehovait kanë përdorur kaiket, varkat me rrema dhe avulloret për t’i drejtuar tek ‘uji i gjallë’ banorët tërheqës të këtij vendi me shumë raca, që është i vetmi vend anglishtfolës në Amerikën e Jugut.​—⁠Gjoni 4:​10.

Islanda

Ndodhet fare afër Rrethit Polar Verior, në jug të tij, larg nga dy tropikët. Është një vend me bukuri të rrallë. Akullnajat, vullkanet dhe malet e stolisin këtë rajon me reliev të thyer. Por ka dhe një bukuri që ia kalon bukurisë së vendit, dhe kjo gjendet te njerëzit që i shërbejnë Jehovait. Në këtë tregim do të mësoni se si shërbëtorët e Perëndisë mposhtin kushtet e vështira që të arrijnë t’u flasin të tjerëve për të vërtetën biblike.