THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | ISAIA 63-66

Qiejt e rinj dhe toka e re do të sjellin gëzim të madh

Qiejt e rinj dhe toka e re do të sjellin gëzim të madh

Premtimi i Perëndisë për rivendosjen, i regjistruar tek Isaia kapitulli 65, është kaq i sigurt sa Jehovai flet për të sikur të kishte ndodhur.

Jehovai krijon qiej të rinj dhe një tokë të re, ku gjërat e mëparshme nuk vijnë më në mendje

65:17

Çfarë janë qiejt e rinj?

  • Një qeveri e re që do të sjellë drejtësi në tokë

  • Ajo u vendos më 1914, kur Krishti u kurorëzua Mbret i Mbretërisë së Perëndisë

Çfarë është toka e re?

  • Një shoqëri njerëzore nga të gjitha kombet, gjuhët dhe racat që i nënshtrohet me gëzim qeverisë së re qiellore

Në ç’mënyrë gjërat e mëparshme nuk do të vijnë më në mendje?

  • Shkaqet që sjellin kujtime të mundimshme, pra vuajtjet fizike, mendore dhe emocionale, nuk do të ekzistojnë më

  • Njerëzit besnikë do ta gëzojnë plotësisht jetën dhe çdo ditë do t’u falë kujtime të bukura