1 Samuelit 3:1-21
3 Gjatë gjithë kësaj kohe, djaloshi Samuel i shërbente+ Jehovait në prani të Eliut. Në ato ditë fjala e Jehovait+ ishte rralluar+ dhe vegimet+ ishin diçka e pazakontë.
2 Një ditë Eliu po rrinte shtrirë në vendin e vet. Sytë kishin nisur ta linin+ e nuk ishte në gjendje të shihte.
3 Llamba e Perëndisë nuk ishte shuar ende, dhe Samueli po rrinte shtrirë në tempullin+ e Jehovait, ku gjendej arka e Perëndisë.
4 Jehovai i thirri Samuelit dhe ky u përgjigj: «Ja ku jam.»+
5 Pastaj vrapoi tek Eliu dhe i tha: «Ja ku jam, se ti më thirre.» Por ai i tha: «Unë nuk të thirra. Shtrihu përsëri.» Kështu ai shkoi e u shtri.
6 Jehovai thirri përsëri: «Samuel!»+ Atëherë Samueli u ngrit, shkoi tek Eliu dhe i tha: «Ja ku jam, se ti më thirre.» Por ai ia ktheu: «Unë nuk të thirra, biri im.+ Shtrihu përsëri.»
7 (Samueli nuk e kishte njohur ende Jehovain dhe fjala e Jehovait nuk kishte filluar ende t’i zbulohej.)+
8 E pra, Jehovai thirri sërish, për herë të tretë: «Samuel!» Atëherë ai u ngrit, shkoi tek Eliu dhe i tha: «Ja ku jam, se ti duhet të më kesh thirrur.»Atëherë Eliu filloi ta kuptonte se ai që po e thërriste djaloshin, ishte Jehovai,
9 prandaj i tha Samuelit: «Shko e shtrihu, dhe nëse të thërret, thuaj: ‘Fol, o Jehova, sepse shërbëtori yt po të dëgjon.’» Kështu, Samueli shkoi dhe u shtri në vendin e vet.
10 Atëherë Jehovai erdhi, ndenji aty dhe thirri si herët e tjera: «Samuel, Samuel!» Samueli u përgjigj: «Fol, sepse shërbëtori yt po të dëgjon.»+
11 Jehovai i tha: «Ja, unë po bëj+ në Izrael diçka që, nëse dikush e dëgjon, do të tronditet.*+
12 Atë ditë do të bëj kundër Eliut gjithçka që kam thënë për shtëpinë e tij, që nga fillimi deri në fund.+
13 Ti thuaji që unë do ta gjykoj njëherë e përgjithmonë shtëpinë e tij+ për fajin që ai e ka ditur,+ sepse bijtë e tij mallkojnë Perëndinë+ dhe ai nuk i qorton.+
14 Ja pse i jam betuar shtëpisë së Eliut se faji i shtëpisë së tij nuk do t’i shpëtojë kurrë ndëshkimit, as me anë të flijimit, as me anë të blatimit.»+
15 Samueli ndenji shtrirë deri në mëngjes dhe pastaj hapi dyert e shtëpisë së Jehovait.+ Ai kishte frikë t’ia tregonte Eliut atë që i ishte shfaqur.+
16 Por Eliu e thirri Samuelin dhe i tha: «Samuel, biri im!» Ky iu përgjigj: «Ja ku jam.»
17 Pastaj vazhdoi: «Çfarë të tha? Mos ma fshih, të lutem.+ Kështu ta bëftë Perëndia, madje edhe më keq,+ nëse më fsheh ndonjë fjalë nga të gjitha ato që të ka thënë!»
18 Dhe Samueli ia tregoi të gjitha fjalët e nuk i fshehu asgjë. Atëherë ai i tha: «Është Jehovai. Le të bëjë si t’i duket atij më mirë.»+
19 Ndërkaq Samueli rritej. Jehovai tregoi se ishte me të+ dhe asnjë nga fjalët e tij nuk mbeti pa u përmbushur.*+
20 Tërë Izraeli, nga Dani në Beer-Shebë,+ e mori vesh se Samueli ishte i autorizuar zyrtarisht që të mbante pozitën si profet i Jehovait.+
21 Jehovai u shfaq sërish+ në Shiloh. Jehovai iu zbulua Samuelit në Shiloh me anë të fjalës së Jehovait.+

