1 Samuelit 23:1-29
23 Kohë më pas Davidin e njoftuan: «Filistinët po luftojnë kundër Kejlahut+ dhe po plaçkitin lëmenjtë.»+
2 Davidi pyeti+ Jehovain: «A të shkoj e t’u bie këtyre filistinëve?» Jehovai iu përgjigj kështu Davidit: «Shko e bjeru, dhe shpëto Kejlahun.»
3 Atëherë njerëzit e Davidit i thanë: «Ja, ne kemi frikë këtu në Judë+ e jo më po të shkojmë në Kejlah kundër forcave të filistinëve!»+
4 Kështu Davidi e pyeti përsëri Jehovain.+ Jehovai iu përgjigj: «Çohu dhe zbrit në Kejlah, sepse do të t’i jap në dorë filistinët.»+
5 Atëherë Davidi shkoi me njerëzit e vet në Kejlah, luftoi kundër filistinëve dhe u mori bagëtinë, por ata i vrau e bëri kërdinë. Kështu Davidi u bë shpëtimtari i banorëve të Kejlahut.+
6 Kur Abiatari,+ biri i Ahimelekut, ia mbathi e shkoi te Davidi në Kejlah, zbriti bashkë me një efod+ në dorë.
7 Pas ca kohësh Saulin e njoftuan: «Davidi ka ardhur në Kejlah.»+ Sauli tha: «Perëndia e ka shitur në duart e mia,+ sepse ai është mbyllur në një qytet me dyer e shula.»
8 Kështu Sauli mblodhi gjithë popullin për luftë, që të zbritnin në Kejlah për të rrethuar Davidin dhe njerëzit e tij.
9 Davidi e mori vesh se Sauli po kurdiste të keqen+ kundër tij, prandaj i tha priftit Abiatar: «Sillma këtu efodin.»+
10 Pastaj Davidi tha: «O Jehova, Perëndi i Izraelit,+ shërbëtori yt e ka dëgjuar fare mirë se Sauli po kërkon të vijë në Kejlah që ta rrënojë qytetin për shkakun tim.+
11 A do të më dorëzojnë në duart e tij pronarët e tokës së Kejlahut? A do të zbresë Sauli, ashtu si ka dëgjuar shërbëtori yt? O Jehova, Perëndi i Izraelit, tregoja, të lutem, shërbëtorit tënd.» Atëherë Jehovai iu përgjigj: «Do të zbresë.»+
12 Davidi vazhdoi: «A do të më dorëzojnë mua dhe njerëzit e mi në duart e Saulit pronarët e tokës së Kejlahut?» Jehovai tha: «Do t’ju dorëzojnë.»+
13 Menjëherë Davidi me njerëzit e tij, rreth gjashtëqind burra,+ u ngritën dhe ikën nga Kejlahu e filluan të endeshin andej-këtej nga të mundeshin. Saulin e njoftuan që Davidi kishte ikur nga Kejlahu, kështu që ai hoqi dorë dhe nuk doli.
14 Davidi u vendos në shkretëtirë, në vende ku ishte e vështirë të arrije. Ai banonte në rajonin malor të shkretëtirës së Zifit.+ Sauli e kërkonte gjithmonë,+ por Perëndia nuk e dha në duart e tij.+
15 Davidi kishte akoma frikë, sepse ndërkohë që ai gjendej në shkretëtirën e Zifit në Horesh,+ Sauli kishte dalë për të kërkuar shpirtin e tij.
16 Jonatani, biri i Saulit, u ngrit dhe shkoi te Davidi në Horesh që ta forconte+ në emër të Perëndisë.+
17 Ai i tha: «Mos ki frikë,+ sepse dora e Saulit, atit tim, nuk do të të gjejë dhe ti do të jesh mbret+ i Izraelit, kurse unë do të jem i dyti pas teje. Edhe im atë, Sauli, e di që është kështu.»+
18 Pastaj që të dy bënë një besëlidhje+ para Jehovait. Davidi vazhdoi të banonte në Horesh, kurse Jonatani shkoi në shtëpinë e vet.
19 Më vonë burrat e Zifit+ u ngjitën te Sauli në Gibeah,+ e i thanë: «A nuk e di se Davidi fshihet+ afër nesh, në vendet e Horeshit+ ku është e vështirë të arrish, në kodrën e Hakilahut,+ që ndodhet në anën e djathtë të Jeshimonit?+
20 Tani, o mbret, meqë ta do shpirti+ të zbresësh, zbrit, dhe ne nga ana jonë do ta dorëzojmë atë në duart e mbretit.»+
21 Atëherë Sauli tha: «Bekuar qofshi nga Jehovai,+ sepse keni pasur dhembshuri për mua!
22 Shkoni, ju lutem, ngulmoni edhe ca dhe zbuloni e shihni vendin ku ka vënë këmbë dhe kush e ka parë atje, sepse më kanë thënë se është vërtet dinak.+
23 Shihni dhe zbuloni të gjitha vendet e fshehta ku fshihet dhe kthehuni tek unë me një provë, e unë do të vij me ju. Nëse ai është në atë vend, edhe unë do ta kërkoj me kujdes mes gjithë mijësheve+ të Judës.»
24 Kështu ata u çuan dhe shkuan në Zif+ përpara Saulit, ndërkohë që Davidi me njerëzit e tij gjendeshin në shkretëtirën e Maonit+ në Arabah,+ në jug të Jeshimonit.
25 Më vonë Sauli erdhi bashkë me njerëzit e tij për ta kërkuar.+ Kur i treguan Davidit, ai zbriti menjëherë te shkrepi+ dhe vazhdoi të banonte në shkretëtirën e Maonit. Me ta dëgjuar këtë, Sauli shkoi të ndiqte+ Davidin në shkretëtirën e Maonit.
26 Në fund Sauli vajti në njërën anë të malit, kurse Davidi dhe njerëzit e tij gjendeshin në anën tjetër të tij. Davidi nxitoi të ikte+ për shkak të Saulit. Gjatë kësaj kohe, Sauli dhe njerëzit që ishin me të, po e rrethonin Davidin me njerëzit e vet për t’i kapur.+
27 Por te Sauli erdhi një lajmëtar që tha: «Ik shpejt, sepse filistinët kanë mësyrë vendin!»
28 Atëherë Sauli u kthye e nuk e ndoqi Davidin,+ por shkoi të dilte kundër filistinëve. Prandaj atë vend e quajtën Shkrepi i Ndarjeve.
29 Pastaj Davidi që andej u ngjit dhe u vendos në En-Gedi,+ në vendet ku ishte e vështirë të arrije.

