1 Samuelit 16:1-23
16 Në fund Jehovai i tha Samuelit: «Deri kur do të mbash zi për Saulin,+ ndërkohë që unë e kam hedhur poshtë, që të mos mbretërojë në Izrael?+ Mbushe bririn tënd me vaj+ dhe nisu. Unë do të të dërgoj te Jeseu,+ betlehemiti, sepse kam zgjedhur për mbret një nga bijtë e tij.»+
2 Por Samueli tha: «Si mund të shkoj? Kur ta marrë vesh Sauli, do të më vrasë.»+ Jehovai i tha: «Merr me vete një mëshqerrë nga tufa dhe thuaj: ‘Kam ardhur për të bërë një flijim për Jehovain.’+
3 Thirre Jeseun kur të bësh flijimin dhe unë do të të them se ç’duhet të bësh.+ Ti do të vajosësh+ për mua atë që do të të tregoj.»
4 Samueli bëri siç i tha Jehovai. Kur mbërriti në Betlehem,+ pleqtë e qytetit me ta takuar zunë të dridheshin+ dhe e pyetën: «A vjen për paqe?»+
5 Ai u përgjigj: «Për paqe vij. Kam ardhur të bëj një flijim për Jehovain. Shenjtërohuni+ dhe ejani me mua të bëj flijimin.» Pastaj ai shenjtëroi Jeseun dhe bijtë e tij e pas kësaj i ftoi në flijim.
6 Kur ata po hynin, ai vuri re Eliabin+ dhe menjëherë tha: «Me siguri para Jehovait gjendet i mirosuri i vet.»
7 Por Jehovai i tha Samuelit: «Mos i shiko pamjen dhe shtatin e lartë,+ sepse unë e kam hedhur poshtë. Perëndia nuk sheh si sheh njeriu,+ sepse njeriu sheh atë që sheh syri,+ kurse Jehovai sheh zemrën.»+
8 Pastaj Jeseu thirri Abinadabin+ dhe e vuri të kalonte përpara Samuelit, por ky tha: «Jehovai nuk ka zgjedhur as këtë.»
9 Më pas Jeseu vuri të kalonte Shamahun,+ por Samueli tha: «Jehovai nuk ka zgjedhur as këtë.»
10 Kështu Jeseu i vuri të kalonin para Samuelit shtatë nga bijtë e vet, e megjithatë Samueli i tha Jeseut: «Jehovai nuk i ka zgjedhur këta.»
11 Në fund Samueli e pyeti Jeseun: «Këta janë të gjithë djemtë?» Ai iu përgjigj: «Ka mbetur edhe më i vogli,+ që po kullot dhentë.»+ Atëherë Samueli i tha Jeseut: «Dërgo dikë që ta marrë, sepse nuk do të ulemi për të ngrënë pa ardhur ai këtu.»
12 Kështu ai dërgoi dikë që e solli. Ai ishte një djalosh faqekuq,+ me sy të bukur e i pashëm. Atëherë Jehovai tha: «Ngrihu dhe mirose, sepse ky është!»+
13 Kështu Samueli mori bririn e vajit+ dhe e mirosi në mes të vëllezërve të vet. Që nga ajo ditë e tutje, fryma e Jehovait nisi të vepronte te Davidi.+ Më vonë Samueli u ngrit dhe shkoi në Ramah.+
14 Fryma e Jehovait u largua+ nga Sauli dhe Jehovai lejoi që atë ta tmerronte një frymë e keqe.+
15 Shërbëtorët i thoshin Saulit: «Ty po të tmerron fryma e keqe nga Perëndia.
16 Të lutemi, le t’i urdhërojë zotëria ynë shërbëtorët që ka përpara të kërkojnë një njeri që është i zoti+ të luajë në harpë.+ Kur fryma e keqe nga Perëndia të vijë te ti, ai do të luajë dhe do të ndihesh mirë.»
17 Atëherë Sauli u tha shërbëtorëve të vet «Më gjeni, ju lutem, një njeri që luan mirë dhe silleni tek unë.»+
18 Një nga shërbëtorët i tha: «Unë kam parë se një nga bijtë e Jeseut, betlehemitit, është i zoti për të luajtur.+ Ai është trim, i fuqishëm+ e luftëtar+ dhe flet me zgjuarsi,+ si dhe ka trup të mirë.+ Jehovai është me të.»+
19 Atëherë Sauli i dërgoi Jeseut lajmëtarë dhe i tha: «Më dërgo tët bir, Davidin, që është me kopenë.»+
20 Jeseu mori një gomar, bukë, një kacek+ verë dhe një kec e ia dërgoi Saulit me anë të të birit, Davidit.+
21 Davidi vajti te Sauli dhe u vu në shërbim të tij.+ Sauli e deshi shumë dhe e bëri shqytarin e vet.+
22 Prandaj Sauli dërgoi njerëz te Jeseu dhe i tha: «Të lutem, lëre Davidin të vazhdojë në shërbimin tim, sepse ka gjetur pëlqim në sytë e mi.»
23 Kur fryma nga Perëndia vinte te Sauli, Davidi merrte harpën dhe luante, kështu Sauli lehtësohej e ndihej mirë dhe fryma e keqe largohej.+

