1 Samuelit 13:1-23

13  Sauli ishte [?]* vjeç kur filloi të mbretëronte,+ dhe mbretëroi dy vjet në Izrael.  Sauli zgjodhi tre mijë burra nga Izraeli: dy mijë qëndruan me Saulin në Mikmash+ dhe në rajonin malor të Bethelit, kurse një mijë qëndruan me Jonatanin+ në Gibeah+ të Beniaminit. Pjesën tjetër të popullit e nisi dhe secili shkoi në tendën e vet.  Jonatani goditi garnizonin+ e filistinëve+ që gjendej në Geba,+ dhe filistinët dëgjuan për këtë. Sauli urdhëroi t’i binin bririt+ në gjithë vendin dhe tha: «Le të dëgjojnë hebrenjtë!»  Dhe tërë Izraeli dëgjoi të thuhej: «Sauli ka goditur një garnizon të filistinëve dhe Izraeli është bërë i neveritshëm+ për filistinët.» Kështu, populli u mblodh që të ndiqte Saulin në Gilgal.+  Filistinët u mblodhën për të luftuar kundër Izraelit: tridhjetë mijë karroca lufte,+ gjashtë mijë kalorës dhe njerëz, që ishin si kokrrizat e rërës në breg të detit.+ Ata u ngjitën dhe e ngritën kampin në Mikmash, në lindje të Beth-Avenit.+  Burrat e Izraelit panë se e kishin punën pisk,+ sepse populli ishte i dërrmuar. Njerëzit zunë të fshiheshin nëpër shpella,+ nëpër skuta, nëpër shkrepa, nëpër guva e nëpër gropa uji.  Hebrenjtë kaluan edhe Jordanin+ për në vendin e Gadit+ e të Galaadit, por Sauli vetë ishte ende në Gilgal dhe tërë populli dridhej tek e ndiqte.+  Ai priti shtatë ditë, deri në kohën e caktuar që i kishte thënë Samueli,+ por Samueli nuk erdhi në Gilgal dhe populli po shpërndahej.  Në fund Sauli tha: «Sillmani këtu flijimin e djegur dhe flijimin në bashkësi.» Pastaj paraqiti flijimin e djegur.+ 10  Sapo kishte paraqitur flijimin e djegur, erdhi Samueli. Dhe Sauli doli që ta takonte e ta bekonte.+ 11  Atëherë Samueli e pyeti: «Ç’ke bërë?»+ Sauli ia ktheu: «Kur pashë që populli ishte shpërndarë,+ që ti nuk erdhe brenda kohës së caktuar+ dhe që filistinët po mblidheshin në Mikmash,+ 12  thashë me vete:+ ‘Tani filistinët do të zbresin kundër meje në Gilgal dhe unë nuk e kam kërkuar pëlqimin* e Jehovait.’ Kështu që u detyrova+ dhe paraqita flijimin e djegur.» 13  Atëherë Samueli i tha Saulit: «Ke vepruar pa mend.+ Ti nuk e ke zbatuar urdhërimin+ që të dha Jehovai, Perëndia yt,+ sepse po ta kishe zbatuar, Jehovai do ta kishte bërë përjetësisht të patundur mbretërinë tënde në Izrael. 14  Prandaj mbretëria jote nuk do të zgjasë.+ Jehovai do të gjejë një njeri siç ia do zemra+ dhe Jehovai do t’i ngarkojë atij detyrën si prijës+ të popullit, sepse ti nuk e zbatove atë që të urdhëroi Jehovai.»+ 15  Pastaj Samueli u ngrit dhe u ngjit nga Gilgali në Gibeah të Beniaminit, kurse Sauli numëroi popullin, ata që gjendeshin ende me të: ishin rreth gjashtëqind burra.+ 16  Sauli dhe Jonatani, biri i tij, si dhe populli që gjendej ende me ta, banonin në Geba+ të Beniaminit, kurse filistinët kishin fushuar në Mikmash.+ 17  Çetat e zhvatësve nga kampi i filistinëve hidheshin në sulm në tri njësi:+ njëra njësi merrte rrugën për në Ofrah,+ për në vendin e Shualit, 18  njësia tjetër merrte rrugën e Beth-Horonit,+ kurse njësia e tretë merrte rrugën për nga kufiri që ndodhet përballë luginës së Zeboimit, në drejtim të shkretëtirës. 19  Në gjithë vendin e Izraelit nuk gjendej as edhe një kovaç, sepse filistinët kishin thënë: «Që hebrenjtë të mos bëjnë as shpatë, as heshtë.»+ 20  Kështu, të gjithë izraelitët zbritnin te filistinët për të mprehur kush plorin, kush kazmën, kush sëpatën e kush draprin.+ 21  Çmimi i mprehjes ishte një pim për ploret, për kazmat, për sfurqet, për sëpatat dhe për ndreqjen e hostenëve të kaut.+ 22  Ditën e betejës, në duart e tërë njerëzve që ishin me Saulin dhe Jonatanin nuk u gjend as shpatë,+ as heshtë. Vetëm Sauli+ dhe Jonatani, i biri, kishin armë. 23  Një pararojë+ e filistinëve u hodh në sulm drejt grykës së Mikmashit.+

Shënimet

Numri mungon në dorëshkrim.
Fjalë për fjalë «nuk e kam zbutur fytyrën e Jehovait».