1 Samuelit 29:1-11

29  Filistinët+ i mblodhën të gjitha kampet e tyre në Afek, kurse izraelitët e ngritën kampin pranë burimit që gjendej në Jezreel.+ 2  Sundimtarët e aleancës+ filistine po kalonin me qindëshet e me mijëshet e tyre, kurse Davidi dhe njerëzit e tij po kalonin prapa me Akishin.+ 3  Princat e filistinëve nisën të pyesnin: «Ç’duan këta hebrenj?»+ Atëherë Akishi u tha princave të filistinëve: «A nuk është ky Davidi, shërbëtori i Saulit, mbretit të Izraelit, që ka qenë këtu me mua për një a dy vjet?+ Unë nuk kam gjetur+ tek ai as edhe një gjë që nga dita që dezertoi dhe erdhi tek unë e deri më sot.» 4  Princat e filistinëve u indinjuan me të dhe i thanë: «Ktheje mbrapsht atë njeri+ dhe le të kthehet në vendin ku e ke caktuar. Mos e lër të zbresë me ne në betejë, që të mos na kundërvihet.+ Me se do ta fitojë ky njeri pëlqimin e zotërisë së tij? A nuk do ta fitojë me kokat e burrave tanë? 5  A nuk është ky Davidi, për të cilin hidhnin valle e ia kthenin me këngë: ‘Sauli ka vrarë mijëra, e Davidi dhjetëra mijë’.»+ 6  Atëherë Akishi+ e thirri Davidin dhe i tha: «Siç është e vërtetë që Jehovai+ rron, ti je i drejtë dhe sa herë që ke hyrë e ke dalë+ me mua në kamp më është dukur gjë e mirë,+ sepse unë nuk kam gjetur të keqe te ti që nga dita që erdhe tek unë e deri më sot.+ Por sundimtarët e aleancës+ nuk të kanë me sy të mirë. 7  Prandaj kthehu dhe shko në paqe, që të mos bësh asgjë të keqe në sytë e sundimtarëve të aleancës filistine.» 8  Por Davidi i tha Akishit: «Pse, ç’kam bërë unë+ dhe ç’ke gjetur te shërbëtori yt që nga dita që erdha para teje e deri më sot,+ që të mos vij e të luftoj kundër armiqve të zotërisë tim, mbretit?» 9  Atëherë Akishi iu përgjigj Davidit: «Unë e di se ti ke qenë i mirë për mua,* si një engjëll i Perëndisë.+ Vetëm se princat e filistinëve kanë thënë: ‘Të mos ngjitet me ne në betejë.’ 10  Ngrihu, pra, në mëngjes herët bashkë me shërbëtorët e zotërisë tënd që erdhën me ty. Ngrihuni në mëngjes herët, sapo të zbardhet. Pastaj nisuni.»+ 11  Kështu Davidi u ngrit herët bashkë me njerëzit e tij, që të niseshin në mëngjes+ dhe të ktheheshin në vendin e filistinëve, kurse vetë filistinët u ngjitën në Jezreel.+

Shënimet

^ Fjalë për fjalë «në sytë e mi».