1 Korintasve 1:1-31

1  Pavli, që është thirrur për të qenë apostull+ i Jezu Krishtit nëpërmjet vullnetit të Perëndisë,+ dhe vëllai ynë Sosteni,+  për kongregacionin e Perëndisë që është në Korint,+ për ju që jeni të shenjtëruar+ në unitet me Krishtin Jezu, dhe që jeni thirrur për të qenë të shenjtë,+ bashkë me të gjithë ata që në çdo vend po thërrasin emrin+ e Zotërisë tonë Jezu Krisht, Zotëri i tyre dhe yni:+  Dashamirësia e pamerituar+ dhe paqja+ nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zotëria Jezu Krisht,+ qoftë me ju!  E falënderoj gjithmonë Perëndinë për ju, duke pasur parasysh dashamirësinë e pamerituar+ të Perëndisë, që ju është dhënë me anë të Krishtit Jezu.+  Në lidhje me Krishtin ju jeni pasuruar në çdo gjë,+ në aftësi të plotë për të folur dhe në njohuri të plotë,+  sepse dëshmia për Krishtin+ është rrënjosur thellë te ju  dhe nuk ju mungon asnjë dhuratë,+ ndërsa pritni me dëshirë të zjarrtë zbulesën+ e Zotërisë tonë Jezu Krisht.  Perëndia do t’ju bëjë të patundur+ deri në fund, që të jeni të paakuzueshëm+ në ditën+ e Zotërisë tonë Jezu Krisht.+  I besueshëm është Perëndia,+ që ju thirri të merrnit pjesë+ me Birin e tij, Jezu Krishtin, Zotërinë tonë. 10  Tani ju nxit,+ vëllezër, nëpërmjet emrit+ të Zotërisë tonë Jezu Krisht, të flitni të gjithë në harmoni+ e mes jush të mos ketë përçarje,+ por të jeni të bashkuar si duhet në të njëjtën mendje dhe në të njëjtën vijë mendimi.+ 11  Sepse ata të shtëpisë së Kloes më kanë treguar,+ o vëllezërit e mi, se mes jush ka fërkime. 12  Ajo që dua të them është se çdonjëri nga ju thotë: «Unë i përkas Pavlit», «unë Apolit»,+ «unë Kefës», «unë Krishtit». 13  Krishti qenka i ndarë.+ Mos u vu Pavli në shtyllë për ju? Apo u pagëzuat+ në emër të Pavlit? 14  Shyqyr që nuk pagëzova asnjë nga ju, përveç Krispit+ dhe Gajit,+ 15  që askush të mos thotë se u pagëzuat në emrin tim. 16  Kam pagëzuar edhe ata të shtëpisë së Stefanait,+ por nuk di të kem pagëzuar dikë tjetër. 17  Sepse Krishti nuk më dërgoi+ të pagëzoja, por të shpallja lajmin e mirë, jo me mençurinë e fjalëve,+ që shtylla e torturës e Krishtit të mos dilte e kotë. 18  Sepse fjalët për shtyllën e torturës janë marrëzi+ për ata që po marrin fund,+ por për ne që po shpëtojmë,+ janë tregues i fuqisë së Perëndisë.+ 19  Në të vërtetë është shkruar: «Do t’i jap fund mençurisë së të mençurve+ dhe do ta flak tej zgjuarsinë e të zgjuarve.»+ 20  Ku janë të mençurit? Ku janë skribët?+ Ku janë debatuesit+ e kësaj bote?*+ A nuk e bëri Perëndia të marrë mençurinë e botës?+ 21  Meqë bota nëpërmjet mençurisë së vet+ nuk arriti ta njohë Perëndinë,+ Perëndia me mençurinë e vet e pa të udhës që nëpërmjet marrëzisë+ së asaj që predikohet, të shpëtojë ata që besojnë. 22  Sepse judenjtë kërkojnë shenja+ dhe grekët kërkojnë mençuri,+ 23  por ne predikojmë Krishtin të vënë në shtyllë,+ që për judenjtë është shkak pengese,+ kurse për kombet marrëzi.+ 24  Megjithatë, për të thirrurit, qofshin judenj ose grekë, Krishti është tregues i fuqisë+ dhe i mençurisë+ së Perëndisë. 25  Sepse një gjë e marrë e Perëndisë është më e mençur se njerëzit, dhe një gjë e dobët e Perëndisë është më e fortë se njerëzit.+ 26  Ju e shihni, vëllezër, që në rastin tuaj Perëndia nuk thirri shumë të mençur+ nga pikëpamja njerëzore,+ as shumë të fuqishëm,+ dhe as shumë nga derë fisnike. 27  Por Perëndia zgjodhi gjërat e marra të botës,+ që të turpëronte të mençurit. Perëndia zgjodhi gjërat e dobëta të botës, që të turpëronte gjërat e forta.+ 28  Perëndia zgjodhi gjërat e papërfillshme të botës dhe gjërat e përçmuara, gjërat që nuk janë,+ që të asgjësonte+ gjërat që janë, 29  që asnjë mish të mos mburret+ para Perëndisë. 30  Por falë tij ju jeni në unitet me Krishtin Jezu, që është bërë për ne mençuri+ nga Perëndia, si dhe drejtësi,+ shenjtëri+ dhe çlirim nëpërmjet shpërblesës,+ 31  që të jetë siç është shkruar: «Ai që mburret, le të mburret në lidhje me Jehovain.»+

Shënimet

Ose «sistem; rend». Greqisht: aiónos.