1 Korintasve 9:1-27
9 A s’jam unë i lirë?+ A s’jam unë një apostull?+ A nuk e pashë unë Jezuin, Zotërinë tonë?+ A s’jeni ju vepra ime në Zotërinë?
2 Nëse për të tjerët nuk jam një apostull, për ju jam patjetër, sepse ju jeni vula që vërteton+ përgjegjësinë time si apostull në lidhje me Zotërinë.
3 Kjo është mbrojtja ime kundrejt atyre që më gjykojnë.+
4 A nuk kemi ne të drejtë të hamë+ e të pimë?
5 A nuk kemi ne të drejtë të marrim me vete një motër të krishterë si grua,+ si dhe apostujt e tjerë, vëllezërit e Zotërisë+ dhe Kefa?+
6 Apo vetëm Barnaba+ dhe unë nuk kemi të drejtë të mos punojmë?+
7 Kush vallë shërben si ushtar me shpenzimet e veta? Kush mbjell një vresht dhe nuk ha nga fryti i tij?+ Kush kullot kopenë dhe nuk ha nga qumështi i saj?+
8 Mos po i them këto gjëra sipas normave njerëzore?+ Apo nuk i thotë edhe Ligji+ këto gjëra?
9 Sepse në ligjin e Moisiut është shkruar: «Mos i vër gojëz demit kur shin grurin.»+ Për demat u interesoka Perëndia?
10 Apo e thotë këtë vetëm për ne? Në të vërtetë kjo u shkrua për ne,+ sepse kush lëron, duhet të lërojë me shpresë dhe kush shin, duhet ta bëjë me shpresë se do të marrë pjesë.+
11 Po të kemi mbjellë gjëra frymore+ te ju, a është ndonjë gjë e madhe nëse korrim nga ju gjëra për nevojat tona materiale?+
12 Nëse edhe njerëz të tjerë e kanë këtë të drejtë mbi ju,+ a nuk e kemi ne shumë më tepër? Megjithatë, ne nuk e kemi përdorur këtë të drejtë,+ por po durojmë çdo gjë, që të mos i nxjerrim asnjë pengesë lajmit të mirë+ për Krishtin.
13 A nuk e dini se ata që kryejnë detyrat e shenjta hanë+ gjërat e tempullit dhe ata që shërbejnë vazhdimisht+ në altar marrin për vete një pjesë nga flijimi bashkë me altarin?
14 Në këtë mënyrë edhe Zotëria urdhëroi+ për ata që shpallin lajmin e mirë, që të jetojnë me anë të lajmit të mirë.+
15 Megjithatë, unë nuk kam shfrytëzuar për vete asnjë nga këto masa.+ Në të vërtetë, nuk i shkrova këto që të bëhet kështu me mua, sepse për mua do të ishte shumë më mirë të vdisja, se . . . nuk do të lejoj askënd që ta bëjë të kotë arsyen që kam për t’u mburrur!+
16 Nëse unë po shpall lajmin e mirë,+ kjo nuk është arsye që të mburrem, sepse është një nevojë+ që më është ngarkuar. Në të vërtetë, mjerë+ unë, po të mos e shpall lajmin e mirë!
17 Nëse këtë e bëj vullnetarisht,+ kam një shpërblim,+ por nëse e bëj kundër vullnetit tim, prapëseprapë më është besuar një kujdestari.+
18 Cili është, pra, shpërblimi im? Që, ndërsa shpall lajmin e mirë, ta jap falas,+ dhe të mos abuzoj me të drejtën që më jep shpallja e lajmit të mirë.
19 Ndonëse nuk kam asnjë detyrim ndaj askujt, jam bërë skllav+ i të gjithëve, që të fitoj+ sa më shumë njerëz.
20 Për judenjtë u bëra si jude,+ që të fitoj judenjtë. Për ata nën ligj u bëra si nën ligj,+ edhe pse unë vetë nuk jam nën ligj,+ që të fitoj ata nën ligj.
21 Për ata pa ligj+ u bëra si pa ligj,+ ndonëse nuk jam pa ligj kundrejt Perëndisë, por nën ligj+ kundrejt Krishtit,+ që të fitoj ata pa ligj.
22 Për të dobëtit u bëra i dobët, që të fitoj të dobëtit.+ Jam bërë çdo gjë për njerëz të çdo lloji,+ që medoemos të shpëtoj disa.
23 Por çdo gjë e bëj për hir të lajmit të mirë, që të bëhem pjesëmarrës+ i këtij lajmi bashkë me të tjerët.
24 A nuk e dini se në një garë vrapojnë+ të gjithë vrapuesit, por vetëm njëri e merr çmimin?+ Vraponi+ në mënyrë të tillë që ta fitoni.+
25 Çdokush që merr pjesë në një garë, tregon vetëkontroll+ në çdo gjë. Ata, natyrisht, e bëjnë këtë që të marrin një kurorë të prishshme,+ kurse ne një të paprishshme.+
26 Prandaj, mënyra se si vrapoj+ nuk është e pasigurt, dhe mënyra se si i drejtoj goditjet, është e atillë që të mos jem duke goditur ajrin.+
27 Përkundrazi, e rrah me grushte trupin tim+ dhe e drejtoj si një skllav, që, pasi t’u kem predikuar të tjerëve, të mos bëhem vetë në njëfarë mënyre i pamiratuar.+

