Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

JW LANGUAGE

Veçoritë e JW Language

Veçoritë e JW Language

Përmban shumë gjuhë

Aplikacioni disponon 22 gjuhë. Zgjidh cilëndo prej tyre, njërën si gjuhë amtare dhe tjetrën si gjuhën që dëshiron të mësosh. Ke mundësi të zgjedhësh mes këtyre gjuhëve: arabe, bengale, kineze kantoneze (tradicionale), kineze mandarine (e thjeshtuar), angleze, frënge, gjermane, hindi, indoneziane, italiane, japoneze, koreane, malaje, mjanmare, portugeze, ruse, spanjolle, suahile, tagaloge, tajlandeze, turke, vietnameze.

Material që përqendrohet te shërbimi

Fjalët dhe shprehjet në JW Language përqendrohen te predikimi, mësimi dhe fjalori biblik. Janë përfshirë edhe fletushka në gjuhën tënde dhe në atë që po mëson, me qëllim që t’i krahasosh krah për krah.

Metoda mësimi elastike

  • Lexo: Mund të bësh krahasime krah për krah mes gjuhës amtare dhe gjuhëve që dëshiron të mësosh

  • Dëgjo: Regjistrime të çdo fjale, shprehjeje dhe botimi nga dikush që e ka gjuhën e vet amtare

  • Shiko: Videot Pse ta studiosh Biblën? dhe Si zhvillohet një studim biblik? janë në gjuhën tënde amtare dhe në gjuhët që do të mësosh

  • Kuiz: Metoda Flash-card

Koleksione të personalizuara

Krijo koleksione të shumëfishta dhe ruaj çdo shprehje në njërin prej tyre që t’i gjesh shpejt shprehjet më të përdorura dhe më të vështira. Koleksionet e tua mund t’i shohësh edhe në metodën Flash-Card.

Shkronjat e alfabetit latin

Për gjuhët që kanë sisteme shkrimi të ndryshme nga ai romak (latin), teksti i fjalëve dhe shprehjeve shfaqet gjithashtu edhe me shkronjat e alfabetit latin.

Ndihmë

Nëse je duke hasur probleme me aplikacionin JW Language, të lutemi, plotëso dhe dërgo formularin tonë online për ndihmë.