Kalo te përmbajtja

23 SHKURT 2018
RUSI

Gjykata e Oriolit zgjat paraburgimin e Denis Kristensenit

Gjykata e Oriolit zgjat paraburgimin e Denis Kristensenit

Më 22 shkurt 2018, Aleksei Rudnevi, gjyqtar i Gjykatës së Krahinës së Zhileznadarozhnit në Oriol, vendosi ta linte Denis Kristensenin në paraburgim deri më 1 gusht 2018. Z. Kristensen po ndiqet penalisht për organizim të veprimtarisë së një organizate fetare e cila është deklaruar ekstremiste. Ai u arrestua ndërsa merrte pjesë në një mbledhje fetare të krishterë që u bastis nga policia në maj 2017.

Në seancën dëgjimore paraprake që u mbajt më 19 shkurt, gjyqtari shtyu vendimin mbi kërkesat që kishin parashtruar të dyja palët. Megjithatë, në seancën dëgjimore të 22 shkurtit, ai hodhi poshtë gjithë kërkesat e paraqitura nga avokatët e z. Kristensen dhe vendosi të zgjaste paraburgimin e tij. Gjyqi për këtë çështje penale është programuar më 26 shkurt në orën 14.30.

Dëshmitarët e Jehovait në mbarë botën janë të shqetësuar për mirëqenien e z.Kristensen dhe po luten që bashkëshortja e tij, Irina, të qëndrojë e fortë edhe pa mbështetjen e të shoqit. Ai është në paraburgim prej 9 muajsh.