Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A fshihet dikush pas gjithë ligësisë?

A fshihet dikush pas gjithë ligësisë?

A fshihet dikush pas gjithë ligësisë?

«U TAKOVA me Djallin.» Kështu u shpreh komandanti i forcave të Kombeve të Bashkuara në Ruandë, teksa kujtonte si s’kishin arritur të ndalnin gjenocidin në atë vend gjatë 1994-s. Duke komentuar në lidhje me barbarizmat e pabesueshme të asaj kohe, një tjetër vëzhgues tha: «Nëse dikush ende guxon ta mohojë Satanain, le të takohemi te një varr masiv në Ruandë.» A janë këto mizori vërtet vepër e Djallit?

Shumë njerëz nuk mendojnë se dhuna dhe mizoria e pafre janë vepër e një krijese të ligë, që është e padukshme ose frymore. Mjaft veta janë të mendimit se gjëra të tilla ndodhin ngaqë kemi trashëguar një natyrë të ligë si njerëz dhe se shkaku kryesor i ligësisë janë instinktet tona të errëta. Të tjerë nxjerrin teori se një grup njerëzish të pasur dhe të fuqishëm, lloj rrjeti global i fshehtë, i ka manipuluar njerëzit për dekada të tëra që të sundojë botën. Sigurisht, ka edhe nga ata që ua hedhin fajin qeverive dhe sundimtarëve vendës për gjithë padrejtësitë dhe vuajtjet.

Çfarë mendoni? Pse vallë ligësitë, mizoritë dhe vuajtjet kanë marrë dhenë në mbarë botën sot, me gjithë përpjekjet për t’u dhënë fund atyre? Pse njerëzimi duket sikur turret drejt një udhe vetëshkatërruese pa u menduar gjatë, duke e bërë një vesh shurdh ndaj paralajmërimeve të përsëritura? A fshihet dikush pas gjithë këtyre? Kush është vërtet sundimtari i botës? Përgjigjja mund t’ju habitë.