Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kush gjendet atje lart?

Kush gjendet atje lart?

Kush gjendet atje lart?

Në Evropë, një e moshuar hyn në kishë me rruzare në duar dhe gjunjëzohet plot nderim para një statuje të Marisë. Në Afrikë, një familje hedh xhin pranë varrit të një të afërmi të respektuar. Në kontinentet amerikane, një i ri agjëron dhe mediton, duke shpresuar të komunikojë me atë që mendon se është engjëlli i tij mbrojtës. Në Azi, një prift djeg objekte prej letre shumëngjyrëshe si blatim për shpirtrat e të parëve.

ÇFARË kanë të përbashkët këta njerëz? Të gjithë besojnë se në qiej ka qenie inteligjente me të cilat mund të komunikohet dhe që ndikojnë jashtë mase në jetën e njerëzve. Sigurisht, ky besim s’është as i ri e as befasues. Ajo që të befason është se ka kaq shumë ide kontradiktore për pyetjen se kush banon në qiej.

Myslimanët adhurojnë një Perëndi, Allahun. * Njerëzit në të ashtuquajturin krishterim thonë se Perëndia është Trinitet, i përbërë nga tre perëndi: Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë. Hinduistët besojnë se ka më tepër se një mijë perëndi dhe perëndesha. Të tjerë thonë se shpirtrat banojnë në ndonjë kafshë, pemë, shkëmb a rrëke uji. Ndërsa disa ndikohen nga librat, filmat dhe programet televizive që flasin për engjëj e demonë, fantazma e djaj, perëndi e perëndesha.

Ashtu sikurse ka shumë ide kontradiktore për perënditë dhe hyjnitë, ka edhe shumë ide kontradiktore për mënyrën si të komunikojmë me to. Logjika na thotë se jo çdo lloj mënyre komunikimi është e drejtë. Mendojeni kështu: para se të bëjmë një telefonatë, duhet të dimë kujt po i telefonojmë dhe duhet të jemi të sigurt se personi ekziston vërtet e do të na përgjigjet. S’do të kishte pikë kuptimi po të përpiqeshim të komunikonim me një person imagjinar. Akoma më keq, komunikimi me një mashtrues do të ishte i rrezikshëm.

Por në të vërtetë, kush banon në qiej ose në botën frymore? Bibla jo vetëm që i përgjigjet kësaj pyetjeje, por edhe tregon me kë të komunikojmë dhe çfarë të presim prej tij. Vazhdoni të lexoni më tej. Mund t’ju befasojë ajo që zbulon Bibla.

[Shënimi]

^ par. 4 «Allah» do të thotë thjesht «Zot» dhe nuk është emër.