Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një anëtar i ri i Trupit Udhëheqës

Një anëtar i ri i Trupit Udhëheqës

Mëngjesin e së mërkurës, më 5 shtator 2012, familjet Bethel në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada u njoftuan se Trupit Udhëheqës të Dëshmitarëve të Jehovait iu shtua një anëtar i ri. Mark Sandersoni filloi të shërbente në këtë caktim më 1 shtator 2012.

Vëlla Sandersoni u rrit në San-Diego, Kaliforni, SHBA, nga prindër të krishterë dhe u pagëzua më 9 shkurt 1975. Filloi të shërbente si pionier në Saskaçevan, Kanada, më 1 shtator 1983. Në dhjetor 1990, u diplomua në klasën e shtatë të Shkollës së Stërvitjes për Shërbim (tani Shkolla Biblike për Vëllezërit Beqarë) në Shtetet e Bashkuara. Vëlla Sandersoni u emërua të shërbente si pionier special në ishullin e Njufaundlendit, Kanada, në prill të vitit 1991. Pasi shërbeu si zëvendësmbikëqyrës qarkor, ai u ftua të bëhej pjesë e familjes Bethel në Kanada, në shkurt 1997. Në nëntor 2000, u caktua në degën e Shteteve të Bashkuara, ku punoi në Shërbimin e Informacioneve Shëndetësore dhe më vonë në Repartin e Shërbimit.

Në shtator dhe tetor 2008, vëlla Sandersoni ndoqi Shkollën për Anëtarët e Komiteteve të Degëve dhe pastaj u caktua si anëtar i Komitetit të Degës në Filipine. Në shtator 2010, u ftua të kthehej në Shtetet e Bashkuara, ku shërbeu si ndihmës në Komitetin e Shërbimit të Trupit Udhëheqës.