Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A është e mundur të bashkohet bota?

A është e mundur të bashkohet bota?

A është e mundur të bashkohet bota?

A ËSHTË bota në prag të paqes apo buzë shkatërrimit? Me sa duket, mund të qëndrojnë të dyja pikëpamjet.

Nga njëra anë disa udhëheqës në botë thonë me bindje se paqja globale mund të arrihet, ndoshta ngaqë është tepër e tmerrshme të mendohet e kundërta. Nga ana tjetër, shumë drithërohen nga frika para pyetjeve të tilla, si: cilat shtete kanë armë të shkatërrimit në masë? A do të guxonin t’i përdornin? Ç’do të ndodhte po ta bënin këtë?

Historia tregon se rivaliteti dhe paragjykimet prej shumë kohësh i kanë prerë rrugën çdo shprese për bashkim, dhe se feja shpesh u ka fryrë flakëve të armiqësisë në vend që t’i shuajë ato. Gazetari Xhejms A. Hot shkruan: «Gjithçka që i përçan njerëzit mund të ndezë armiqësi, dhe feja është ndër përçarëset më të fuqishme. Pavarësisht nga bindja mbizotëruese se feja i bën njerëzit ‘të mirë’, duket qartë se ajo i shtyn disa njerëz të kryejnë akte të llahtarshme.» Autori Stiven Uinberg ka një pikëpamje të ngjashme. Ai shkruan: «Kur njerëzit e mirë arrijnë të bëjnë ligësi, duhet të ketë gisht feja.»

A ka shpresë që bota të bashkohet ndonjëherë? Po! Por siç do ta shohim, unitetin botëror nuk do ta sjellin njerëzit dhe as fetë që ka nxjerrë njeriu.

[Diçitura në faqen 3]

A ngjason bota me një granatë gati për të shpërthyer?