Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A duhet fajësuar Perëndia për problemet tona?

A duhet fajësuar Perëndia për problemet tona?

A duhet fajësuar Perëndia për problemet tona?

MERIONI kishte një vajzë të rritur, e cila pësoi një dëmtim të rëndë në tru. * Kur ndodhi kjo, Merioni veproi siç do të vepronin shumë prej nesh në çaste të tilla. Iu lut Perëndisë për ndihmë. «S’mbaj mend të jem ndier ndonjëherë kaq e pashpresë dhe e vetmuar sa atëherë»,​—thotë ajo. Më vonë, kur gjendja e së bijës u keqësua, Merioni filloi të kishte dyshime për Perëndinë. «Pse të ndodhë kjo?»​—pyeste. Nuk arrinte ta kuptonte se si një Perëndi i dashur e i mirë mund ta braktiste kështu.

Rasti i Merionit është më se i zakonshëm. Shumë e shumë njerëz në mbarë botën janë ndier sikur Perëndia i kishte braktisur kur kishin nevojë. «Edhe sot e kësaj dite luftoj me pyetjen ‘Pse, o PERËNDI?’,​—thotë Liza, së cilës i vranë nipin.​—Jo se e kam humbur fare besimin te Perëndia, por s’diskutohet që ky besim ka ndryshuar.» Po ashtu, pas një tragjedie që i ndodhi djalit të saj të vogël, një grua tha: «Perëndia nuk më ngushëlloi fare për këtë që më ndodhi. S’më ka treguar asnjë shenjë që kujdeset ose që ka dhembshuri.» Ajo shtoi: «S’kam për ta falur kurrë Perëndinë.»

Të tjerë zemërohen me Perëndinë kur shohin botën përreth. Shohin vende ku ka pllakosur varfëria dhe njerëzit s’kanë as bukë të hanë, refugjatë lufte të dëshpëruar, mijëra e mijëra fëmijë që mbeten jetimë për shkak të SIDA-s, si edhe miliona njerëz që vuajnë nga sëmundje të ndryshme. Kur ndodhin tragjedi të tilla ose të tjera të ngjashme me këto, shumë veta fajësojnë Perëndinë që u duket sikur s’bën asgjë.

Por e vërteta është se nuk e ka fajin Perëndia për problemet që kanë goditur njerëzimin. Madje kemi shumë arsye që të besojmë se së shpejti Perëndia do të rregullojë çdo dëm që i është shkaktuar familjes njerëzore. Të ftojmë të lexosh artikullin vijues për të kuptuar se Perëndia interesohet vërtet për ne.

[Shënimi]

^ par. 2 Emrat janë ndryshuar.