Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kontaktojnë ata që takohen me vështirësi

Kontaktojnë ata që takohen me vështirësi

Lajmëtarët e Mbretërisë raportojnë

Kontaktojnë ata që takohen me vështirësi

DËSHMITARËT E JEHOVAIT përpiqen të kontaktojnë këdo që mundin, për t’u dhënë mesazhin e Mbretërisë. Nganjëherë, duhen përpjekje të jashtëzakonshme për të kontaktuar ata që rrallë gjenden në shtëpi. (Marku 13:10) Lidhur me këtë, një pionier special në një vend të Amerikës Jugore tregon përvojën vijuese.

«Një ditë, mora vesh se guvernatori i shtetit do të vizitonte territorin në të cilin jemi caktuar unë dhe gruaja ime. Meqë, sigurisht, ishte një nga ata që rrallëherë gjenden në shtëpi, i shkrova një letër, me të cilën bashkëngjita disa botime biblike, duke përfshirë broshurën Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?, si edhe librat Njeriu në kërkim të Perëndisë dhe Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Në letër i shpjegoja qëllimin e secilës prej këtyre botimeve.

Duke qenë se doja të dija si i ishte dukur literatura, kërkova një takim me të. Disa javë më vonë, më lanë një takim dhe mora me vete një kopje të videokasetës Dëshmitarët e Jehovait—Organizata pas emrit. Takimi zgjati rreth dy orë. Pasi e pamë së bashku videokasetën, e pyeta çfarë mendonte. M’u përgjigj: ‘Nuk ka organizatë tjetër në tokë si kjo e juaja. Do të doja të kisha njerëz si ju që të më ndihmonin të përfundoja projektet e qeverisë sime!’ Pastaj më pyeti nëse kisha qenë ndonjëherë në selinë botërore të organizatës sonë. I thashë që, ndonëse ky kishte qenë synimi im që kur isha 14 vjeç, nuk kisha pasur mundësi ta vizitoja selinë tonë botërore në Bruklin, Nju-Jork. Ishte një nga ato synime të vështira për t’u arritur. Më pa me vëmendje për një çast. Pastaj tha se dëshironte që unë ta kisha këtë mundësi. U kujdes për lejet tona ligjore dhe na dha si dhuratë biletat e avionit.

Tani guvernatori i merr rregullisht revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Shpresojmë që së shpejti të mund të fillojmë një studim biblik me të.»