KULLA E ROJËS—BOTIMI PËR STUDIM Tetor 2016

Ky numër përmban artikujt e studimit për periudhën 28 nëntor deri 25 dhjetor 2016.

JETËSHKRIM

Jam përpjekur të pasqyroj shembujt e shkëlqyer

Inkurajimi nga të krishterët e pjekur mund t’i ndihmojë të tjerët që të vënë e të arrijnë synime me vlerë. Tomas Meklejni tregon se si i lanë të tjerët një shembull të mirë, dhe si është përpjekur ai nga ana e tij që të ndihmojë të tjerë.

Mos harro dashamirësinë ndaj të huajve

Cila është pikëpamja e Perëndisë për të huajt? Ç’mund të bësh për ta ndihmuar dikë me origjinë nga një vend tjetër që të ndihet si në shtëpi në kongregacionin tënd?

Mbaje të fortë marrëdhënien me Jehovain ndërsa shërben në fushë të huaj

Çdo i krishterët duhet t’i japë përparësi marrëdhënies së ngushtë që duhet të mbajë me Perëndinë ai vetë dhe familja e tij. Por, nëse shërben në një fushë të huaj, po has sfida të veçanta.

A po ‘e ruan mençurinë praktike’?

Si ndryshon mençuria praktike nga njohuria dhe nga aftësia për të kuptuar? Nëse e dallojmë ndryshimin, mund të nxjerrim vërtet dobi.

Forco besimin tek ajo që shpreson

Kemi plot shembuj të shkëlqyer besimi, nga lashtësia e nga ditët tona, që mund të jenë burim frymëzimi. Si mund ta mbash të fortë besimin tënd?

Trego besim te premtimet e Jehovait

Çfarë është saktësisht besimi? E ç’është më e rëndësishmja, si mund të tregosh besim?

A e dini?

Sa liri u jepte Roma autoriteteve judaike të Judesë në shekullin e parë? Dhe, a ndodhte vërtet në kohët e lashta që dikush të mbillte egjër në arën e mbjellë të një tjetri?