Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

VENDE DHE POPUJ | KAMBOXHIA

Një vizitë në Kamboxhia

Një vizitë në Kamboxhia

FSHATRA PLUSKUESE, tregje që gumëzhijnë, rrugë plot motoçikleta që transportojnë që nga pulat e gjalla e deri te frigoriferët—këto janë vetëm disa nga gjërat që sheh e dëgjon në disa pjesë të Kamboxhias.

Kamboxhianët njihen si njerëz të ngrohtë, miqësorë dhe shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Në raste joformale, mund t’i drejtohen njëri-tjetrit me fjalët vëlla, motër, hallë, dajë, gjysh, gjyshe, edhe nëse takohen për herë të parë.

Disa kamboxhianë jetojnë në shtëpi-varka, kurse të tjerë jetojnë në shtëpi të ngritura në hunj të gjatë ose mbi platforma pluskuese. Ka edhe shkolla, klinika, tregje dhe pika karburanti që pluskojnë

Fruta e dragoit është mjaft e preferuar në Kamboxhia

Orizi dominon në kuzhinën kamboxhiane. Një vakt tipik përbëhet nga tri ose katër pjata, ku shpesh përfshihet edhe supa. Peshku është ndër më të preferuarit. Është e zakonshme që në të njëjtin vakt të shërbehen gatime të ëmbla, të tharta dhe të kripura.

Rreth dy mijë vjet më parë, tregtarët dhe pelegrinët indianë që shkonin në Kinë, filluan të frekuentonin bregdetin e Kamboxhias dhe të shkëmbenin mëndafshin dhe metalet me erëza, drurë aromatikë, fildish e ar. Me kalimin e kohës, kamboxhianët u ndikuan shumë nga India e Kina, e si rrjedhojë në vend lulëzoi hinduizmi dhe budizmi. Sot, mbi 90 për qind e banorëve janë budistë.

Dëshmitarët e Jehovait u japin njerëzve në Kamboxhia një mesazh shprese nga Bibla. Ata kanë arritur të ndihmojnë shumë njerëz me anë të librit Çfarë mëson vërtet Bibla? Ai disponohet në rreth 250 gjuhë, përfshirë edhe gjuhën kamboxhiane.

Më shumë se 1.500 njerëz në Kamboxhia po studiojnë Biblën me Dëshmitarët e Jehovait dhe po gjejnë përgjigjet e pyetjeve të tilla, si: «Ku janë të vdekurit?» dhe «Cili është qëllimi i Perëndisë për tokën?»

Libri Çfarë mëson vërtet Bibla?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait, disponohet në gjuhën kamboxhiane (treguar në figurë).