Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një vështrim rreth botës

Një vështrim rreth botës

Afrika Subsahariane

«Vetëm 38 për qind e fëmijëve nën 5 vjeç kanë certifikatë lindjeje»,—thotë një raport i UNICEF-it për Afrikën subsahariane. Por, në disa zona të kësaj pjese të botës, sipas Elka Vishit, zv/drejtoreshës rajonale të UNICEF-it për Afrikën lindore dhe jugore, «regjistrimi i lindjeve është mjaft i rëndësishëm që fëmijët të kenë të drejtën e kujdesit shëndetësor dhe të arsimimit, si edhe që jetimët të marrin trashëgiminë nga prindërit».

Itali

Sipas një anketimi, adoleshentët italianë i tremben më tepër sulmeve psikologjike në Internet. Në fakt, 72 për qind e 12 deri 17-vjeçarëve thonë se kanë frikë prej tyre. Kjo përqindje është më e madhe se e atyre që kanë frikë nga droga (55 për qind), nga ngacmimet seksuale të të rriturve (44 për qind) ose nga marrja e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (24 për qind).

Japoni

Gazeta The Japan Times raporton se punonjësit e rinj në moshë po e refuzojnë gjithnjë e më shumë ngritjen në detyrë. Dyzet për qind e tyre urrejnë mungesën e etikës dhe përhapjen e madhe të pandershmërisë. Shumë nuk flasin dot lirshëm me eprorët. Në fakt, 60 për qind e tyre e mbajnë vendin e punës ndërkohë që presin për një më të mirë, kurse brezave të vjetër të punonjësve as që u shkon në mendje të ndryshojnë punë.

Brazil

Nga viti 1980 e deri në vitin 2010, numri i viktimave në Brazil nga armët e zjarrit arriti pothuajse në 800.000. Më tepër se 450.000 prej tyre u përkitnin moshave 15 deri 29 vjeç. Një studim i krimeve që kanë ndodhur kohët e fundit, tregon se vrasjet janë shpesh rrjedhojë e grindjeve familjare, mosmarrëveshjeve me fqinjët, xhelozisë ose debateve mes shoferëve.