Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

‘Të ndalim prirjen drejt egoizmit’

‘Të ndalim prirjen drejt egoizmit’

‘Të ndalim prirjen drejt egoizmit’

● GJIBRALTARI, i cili gjendet në skajin jugor të Gadishullit Iberik, ka parë shumë rrethime e pushtime gjatë historisë së vet të turbulluar. Por, një fundjavë në tetor të vitit 2008, qyteti pa një «pushtim» paqësor nga rreth një mijë spanjollë. Shkuan atje të ndërtonin një Sallë Mbretërie që do të shërbente si vend mbledhjeje për dy kongregacionet e Dëshmitarëve të Jehovait që mblidhen në Gjibraltar.

Kryeministri i vendit tha për Zgjohuni! se Gjibraltari i mirëpriti qindra vullnetarët që kishin shkuar për të punuar në projekt. Tha se ata «po ndihmonin për përmirësimin e komunitetit». Ai nënvizoi se «Dëshmitarët e Jehovait marrin çmimin e parë, sepse kanë sjellë në Gjibraltar numrin më të madh të njerëzve që punojnë në një projekt të vetëm, e madje vullnetarisht».

Autoritetet vendëse e mbështetën projektin që në fillim, duke u dhënë me dashamirësi Dëshmitarëve një truall të përshtatshëm për ndërtimin e këtij vendi adhurimi. Çfarë e motivoi këtë bujari nga ana e autoriteteve?

Kryeministri shpjegoi: «Besoj se devotshmëria fetare është aspekt pozitiv në çdo shoqëri. Të gjitha fetë në Gjibraltar, me kushtetutë, kanë liri adhurimi, prandaj qeveria ka një detyrim moral të mos bëjë diskriminim në çështjet fetare. Për më tepër, sigurimi i një vendi të përshtatshëm ku Dëshmitarët të ndërtojnë një vend adhurimi, është investim për komunitetin.

Duhet të ndalim prirjen e përgjithshme drejt egoizmit,—shtoi ai.—Grupi juaj entuziast i vullnetarëve ka treguar se kjo mund të arrihet.»

Pavarësisht nga një stuhi që vonoi fillimin e punimeve, Salla e Mbretërisë u përfundua të hënën, ditën e tretë të punës. Sekundino Nogali, i cili mbikëqyri punimet, shpjegoi: «Shumë nga vullnetarët u ofruan të qëndronin edhe një ditë në Gjibraltar, që ta mbaronin projektin. Jemi mësuar me kapërcimin e problemeve. Metoda jonë e ndërtimit kërkon elasticitet. Por, mbi të gjitha, kërkon altruizëm, dhe pikërisht për këtë na sjell kaq shumë kënaqësi.» *

[Shënimet]

^ par. 7 Një gazetë vendëse, Gibraltar Chronicle, raportoi: «Në një fundjavë kur elementet e natyrës po bënin kërdinë, Dëshmitarët e Jehovait në Gjibraltar . . . përfunduan tempullin e tyre [Sallën e Mbretërisë] me një ushtri vullnetarësh, vetëm për tri ditë.»