Penda e bufit
A është projektuar?
Penda e bufit
▪Inxhinierët e aviacionit e shohin me zili bufin e natës. Pse? Ngaqë fluturon pa u ndier. «Asnjë shpend nuk fluturon kaq tinëzisht»,—thuhet në sitin e National Geographic. Ku qëndron sekreti i bufit?
Shqyrtoni faktet: Ajri që kalon vrullshëm mbi pendët e shpendëve, te shumica e tyre krijon një turbullirë që mund të jetë goxha e zhurmshme. Me bufin ndodh ndryshe. Buzët e pendëve kanë thekë që thyejnë valët e zërit, të cilat krijohen kur ajri kalon sipër krahëve teksa bufi i rreh përposhtë. Puplat që gjenden në pjesë të tjera të trupit thithin zhurmën që mbetet.
Projektuesit e avionëve dëshirojnë të zhbirojnë në sekretin e fluturimit të pazëshëm të bufit. Po të kishte avionë më pak të zhurmshëm, aeroportet që janë rreptësisht të kufizuara për zhurmën, mund t’i lejonin avionët të ngriheshin e të uleshin në orë më të vona të natës dhe më herët në mëngjes. Tashmë po planifikohen disa përmirësime. «Sapo kemi filluar»,—thotë Xhefri Lili, profesor i aeronautikës që më parë ishte në Universitetin të Sauthemptenit në Angli. Ai shton se ndoshta duhen dekada para se të ndërtohet një avion kaq i qetë.
Si mendoni? A erdhi rastësisht në ekzistencë penda e varur e bufit, e cila dobëson zhurmën, apo është projektuar?
[Figura në faqen 23]
Krahasoni pendën e bufit majtas me pendën e skifterit djathtas
[Burimet e figurave në faqen 23]
Bufi veshgjatë: © Joe McDonald/Visuals Unlimited; bufi i plevicës në fluturim: © Andy Harmer/Photo Researchers, Inc.; krahasimi i pendëve: me mirësjellje nga Eike Wulfmeyer/Wikimedia/GFDL