Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kënga 75

Arsyet e gëzimit tonë

Arsyet e gëzimit tonë

(Mateu 5:12)

1. Arsyet që sjellin gëzimin,

po rriten çdo dit’ si thesar.

Shum’ gjëra me vler’ të shkëlqyer,

po mblidhen nga gjith’ toka mbar’.

Gëzimi që kemi në zemër,

themelin te Bibla e ka.

Dëgjojm’ prej saj çdo dit’ mësime,

ndaj rritet besimi te Jah.

Arsyet që na shtojn’ gëzimin,

e ngrohin si prush zemrën ton’.

Kur halle dhe sprova na bien,

qëndrojm’ sepse Jah na forcon.

(REFRENI)

Gëzim je për ne, Jehova,

krijimi na mbush me hare.

Sa thell’ që mendon! Sa mir’ që vepron!

I mir’, i fuqishëm ti je.

2. Shikojm’ detin, tokën dhe qiellin,

çdo gjë që ke bër’ na gëzon.

Vështrojm’ librin tënd të krijimit,

nderimin për ty na e shton.

Po japim dëshmi triumfues,

njoftojm’ Mbretërin’ me guxim.

Prej saj do të vijn’ shum’ bekime,

për to predikojm’ me gëzim.

Si drita që terrin e flak tej,

gëzim i pafund do të vij’.

Përher’ do të jemi të lumtur,

nga toka dhe qielli i ri.

(REFRENI)

Gëzim je për ne, Jehova,

krijimi na mbush me hare.

Sa thell’ që mendon! Sa mir’ që vepron!

I mir’, i fuqishëm ti je.