Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A do të bësh vullnetin e Jehovait?

A do të bësh vullnetin e Jehovait?

Faleminderit që le kohë për të shqyrtuar këtë broshurë që të njiheshe me Dëshmitarët e Jehovait si popull, të mësoje për aktivitetet tona dhe të shihje organizatën tonë në veprim. Shpresojmë se kjo të ka ndihmuar të dallosh se ne po e bëjmë vullnetin e Jehovait sot. Të inkurajojmë të vazhdosh të marrësh njohuri për Perëndinë, t’u tregosh pjesëtarëve të familjes e miqve ato që po mëson dhe të shoqërohesh rregullisht me ne në mbledhjet tona.—Hebrenjve 10:23-25.

Do të vëresh se sa më shumë të mësosh për Jehovain, aq më mirë do ta kuptosh sa shumë të do ai. Kjo do të të motivojë të bësh gjithçka mundesh që të tregosh se edhe ti e do. (1 Gjonit 4:8-10, 19) Por, si mund ta tregosh këtë në jetën e përditshme? Pse është në të mirën tënde t’u bindesh normave të tij morale? Çfarë do të të ndihmojë të dëshirosh të bësh vullnetin e Perëndisë bashkë me ne? Mësuesi yt i Biblës do të jetë i kënaqur t’i zbuloni bashkë përgjigjet, që ti dhe familja jote të «ruani veten në dashurinë e Perëndisë, . . . me sytë nga jeta e përhershme».—Juda 21.

Të ftojmë me ngrohtësi të vazhdosh të përparosh në rrugën e së vërtetës duke studiuar botimin ‘Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë’.