Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

PJESA 4

Shërbimi i mëtejshëm i Jezuit në Jude

«Përgjërojuni Zotërisë së të korrave, që të dërgojë punëtorë.»​—Luka 10:2

Shërbimi i mëtejshëm i Jezuit në Jude

NË KËTË PJESË

KAPITULLI 66

Në Jerusalem për Festën judeje të Tabernakujve

Çfarë i bën ata që po dëgjojnë Jezuin të mendojnë se ai ka një demon?

KAPITULLI 67

«Asnjeri tjetër nuk ka folur kurrë kështu»

Pothuajse gjithë gjykata e lartë judaike i kundërvihet Jezuit, por një anëtar i saj guxon t’i dalë në mbrojtje.

KAPITULLI 68

«Drita e botës»—Biri i Perëndisë

Jezui tha se «e vërteta do t’ju bëjë të lirë». Të lirë nga çfarë?

KAPITULLI 69

Bij të Abrahamit apo të Djallit?

Jezui tregon si mund të identifikohen fëmijët e Abrahamit, si dhe kush është vërtet Ati i tij.

KAPITULLI 70

Jezui shëron një të verbër që nga lindja

Dishepujt duan të dinë arsyen pse burri është i verbër. Kush ka mëkatuar: ai apo prindërit e tij? Njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme kur Jezui e shëron.

KAPITULLI 71

Farisenjtë ballafaqohen me burrin që ishte i verbër

Logjika e ish të verbrit i tërbon farisenjtë. Ndodh ajo që i druheshin prindërit e tij: atë e përjashtojnë nga sinagoga.

KAPITULLI 72

Jezui dërgon 70 dishepuj të predikojnë

Në Jude, Jezui dërgon 70 dishepuj dhe u thotë të predikojnë për Mbretërinë. Ku predikojnë ata, në sinagoga apo në shtëpitë e njerëzve?

KAPITULLI 73

Një samaritan tregon me vepra se është i afërm i vërtetë

Çfarë mësimi të fuqishëm jep Jezui me anë të ilustrimit të ‘samaritanit të mirë’?

KAPITULLI 74

Mësime për mikpritjen dhe lutjen

Jezui shkon në shtëpinë e Marisë dhe të Martës. Çfarë u mëson për mikpritjen? Si i mëson më vonë dishepujt se për çfarë të luten?

KAPITULLI 75

Jezui tregon burimin e lumturisë

Jezui u përgjigjet atyre që e kritikojnë duke u folur për «gishtin e Perëndisë» dhe se si Mbretëria e Perëndisë i ka gjetur në befasi. Ai tregon edhe se si njerëzit mund të gjejnë lumturinë e vërtetë.

KAPITULLI 76

Për drekë te një farise

Jezui demaskon hipokrizinë fetare të farisenjve dhe të skribëve. Çfarë ngarkesash të rënda u kanë vënë krerët fetarë njerëzve?

KAPITULLI 77

Jezui jep këshilla për pasurinë

Jezui bën një ilustrim për një të pasur që ndërtoi depo më të mëdha. Cilën këshillë përsëriti ai në lidhje me rreziqet e rendjes pas pasurisë?

KAPITULLI 78

Rri gati kujdestar besnik!

Jezui dëshiron që dishepujt e tij të kenë miqësi të fortë me Perëndinë. Si do t’i ndihmojë kujdestari që të forcojnë këtë miqësi? Pse është kaq e rëndësishme këshilla për të qëndruar gati?

KAPITULLI 79

Pse është afër shkatërrimi?

Jezui përpiqet të ndihmojë dëgjuesit e tij që të forcojnë miqësinë me Perëndinë dhe u thotë se i pret shkatërrimi nëse nuk pendohen. A do t’ia vënë veshin?

KAPITULLI 80

Bariu i Shkëlqyer dhe vathat e deleve

Lidhja që ka një bari me delet ilustron më së miri si ndihet Jezui për dishepujt. A do t’i pranojnë mësimet e tij dhe a do ta ndjekin drejtimin e Jezuit?

KAPITULLI 81

Në ç’kuptim Jezui dhe Ati janë «një»?

Disa judenj kritikues e akuzojnë Jezuin se po e barazon veten me Perëndinë. Por, ai i hedh poshtë me mjeshtëri akuzat e tyre të rreme. Si?