Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Të mprehim aftësitë në shërbim​—Të nisim biseda që të arrijmë të dëshmojmë

Të mprehim aftësitë në shërbim​—Të nisim biseda që të arrijmë të dëshmojmë

Ajo çka e ndihmoi Jezuin t’i dëshmonte në mënyrë joformale gruas samaritane, ishte fakti që filloi të bisedonte me të. Si të aftësohemi që edhe ne të nisim biseda me të panjohurit?

  • Ji miqësor dhe fol me njerëzit që takon. Edhe pse i lodhur, Jezui e nisi bisedën thjesht duke kërkuar pak ujë. Prandaj mund të fillosh me një përshëndetje të ngrohtë dhe ndoshta të thuash diçka për motin a për ndonjë ngjarje të fundit. Mbaj në mendje se synimi fillestar është thjesht të nisësh një bisedë, kështu që fol rreth çdo argumenti që do të ishte me interes për personin. Nëse nuk përgjigjet, nuk ka problem. Mund të provosh përsëri me dikë tjetër. Kërkoji ndihmë Jehovait për të qenë i guximshëm.​—Ne 2:4; Ve 4:29.

  • Mbaji sytë hapur për çdo rast që mund të krijohet për të folur rreth lajmit të mirë, por mos u nxito. Lër që biseda të rrjedhë natyrshëm. Në qoftë se e sforcon bisedën, personi mund të bezdiset dhe t’i japë fund asaj. Mos u mërzit nëse biseda mbyllet para se të japësh dëshmi. Në rast se të frikëson ideja e predikimit të lajmit të mirë, fillimisht praktikohu duke nisur biseda pa pasur synimin që të dëshmosh. [Shihni dhe diskutoni videon 1.]

  • Përpiqu ta krijosh rastin për të dëshmuar duke bërë një pohim të sinqertë për besimin tënd, dhe kjo mund ta ngacmojë dëgjuesin të kërkojë më shumë shpjegim. Jezui i tha gruas pohime që të fusnin në mendime, të cilat e nxitën të bënte pyetje. Kur në fund i prezantoi lajmin e mirë, faktikisht ishte duke iu përgjigjur pyetjeve të saj. [Shihni e diskutoni videon 2 dhe pastaj shihni e diskutoni videon 3.]