Vajtimet 4:1-22
א [ʼÁlef]*
4 Oh, seç u venit ari që shkëlqente, ari i mirë!+Oh, seç u derdhën rrugëve gurët e shenjtë!+
ב [Beth]
2 Bijtë e çmuar të Sionit,+ ata që çmoheshin me ar të kulluar,tani shihen si qypa balte të mëdhenj, vepër e duarve të poçarit.+
ג [Gímel]
3 Edhe çakejtë afrojnë gjirin dhe mëndin këlyshët e tyre,kurse bija e popullit tim sillet mizorisht,+ si strucët në shkretëtirë.+
ד [Dáleth]
4 Gjuha e foshnjës së gjirit është ngjitur pas qiellzës nga etja.+Fëmijët kërkojnë bukë,+ por s’ka kush t’u japë.+
ה [Heʼ]
5 Ata që hanin gjëra të shijshme, kanë mbetur të shtangur udhëve.+Atyre që ishin rritur mes gjërave me ngjyrë të kuqe të ndezur,+ u është dashur të rrokin togjet me hi.+
ו [Ua]
6 Ndëshkimi për fajin e bijës së popullit tim është më i madh se ndëshkimi për mëkatin e Sodomës,+që u përmbys në një çast dhe që askush s’i zgjati dorën për ta ndihmuar.+
ז [Zájin]
7 Nazirejtë+ e saj ishin më të pastër se bora,+ më të bardhë se qumështi.I kishin faqet më të kuqe+ se koralet dhe shkëlqenin si safiri.+
ח [Heth]
8 Pamja e tyre është bërë më e errët se e zeza; rrugëve nuk njihen dot.+Lëkura mbi kocka u është fishkur+ dhe u është bërë e thatë si dru.
ט [Teth]
9 Më mirë janë ata që i vret shpata+ sesa ata që i vret zia e bukës,+sepse këta rraskapiten, si të shpuar tejpërtej nga mungesa e frytit të fushës.
י [Jodh]
10 Gratë e dhembshura kanë zier fëmijët me duart e veta.+Ata kanë shërbyer si ushqim gjatë rrënimit të bijës së popullit tim.+
כ [Haf]
11 Jehovai e zbrazi gjithë tërbimin e tij.+ Ai e derdhi zemërimin e tij të zjarrtë.+Në Sion ndezi një zjarr, që përpiu themelet e tij.+
ל [Lámedh]
12 Mbretërit e tokës dhe tërë banorët e dheut nuk e besonin+se kundërshtari dhe armiku do të hynin në portat e Jerusalemit.+
מ [Mem]
13 Për shkak të mëkateve të profetëve dhe të fajeve të priftërinjve,+mes tij gjendeshin ata që derdhnin gjakun e të drejtëve.+
נ [Nun]
14 Ata endeshin rrugëve si të verbër.+ Janë ndotur me gjak,+ndaj askush s’ua prek dot rrobat.+
ס [Sámeh]
15 «Hapni rrugën! Të papastër!+—thërritnin.—Hapni rrugën! Hapni rrugën! Mos na prekni!»+Kanë mbetur të pastrehë+ dhe enden andej-këtej.+ Nëpër kombe thuhej: «Nuk do të banojnë më si të ardhur.+
פ [Peʼ]
16 Jehovai i ka shpërndarë+ dhe nuk do t’ua hedhë më sytë.+Njerëzit s’do të tregojnë nderim për priftërinjtë+ dhe as vlerësim për të moshuarit.»+
ע [ʽÁjën]
17 Tani që jemi ende gjallë, na është tharë syri më kot për pak ndihmë.+Teksa i hidhnim sytë rreth e qark, pamë nga një komb që nuk sjell dot shpëtim.+
צ [Cadhé]
18 Hap pas hapi na gjurmonin,+ ndaj nëpër sheshe nuk ecej dot.Fundi ynë u afrua. Ditët i kemi mbushur, sepse na ka ardhur fundi.+
ק [Kof]
19 Ndjekësit janë treguar më të shpejtë se shqiponjat e qiejve.+Maleve na kanë ndjekur këmba-këmbës+ dhe në shkretëtirë na kanë zënë pritë.+
ר [Resh]
20 Fryma në flegrat tona,+ i mirosuri i Jehovait,+ është kapur rob në gropën e tyre të madhe,+po, ai për të cilin thoshim: «Nën hijen e tij+ do të jetojmë mes kombeve.»+
ש [Sin]
21 Ngazëllo dhe gëzo,+ o bijë e Edomit,+ që banon në vendin e Uzit!+Edhe nga ti do të kalojë kupa.+ Ti do të dehesh dhe do të dalësh lakuriq.+
ת [Ta]
22 Faji yt, o bijë e Sionit, ka marrë fund.+ Ai nuk do të të çojë sërish në mërgim.+Ai e ka drejtuar vëmendjen te faji yt, o bijë e Edomit, dhe t’i ka zbuluar mëkatet.+

