Vajtimet 5:1-22
5 Kujto, o Jehova, ç’na ka ndodhur.+ Shiko dhe vëreje poshtërimin tonë.+
2 Trashëgimia jonë u është dorëzuar të panjohurve dhe shtëpitë tona të huajve.+
3 Jemi bërë jetimë pa baba,+ kurse nënat tona janë si të veja.+
4 Na është dashur ta pimë ujin me para.+ Drutë tona i marrim me pagesë.
5 Na kanë ndjekur dhe i kemi pas qafe.+ U rraskapitëm. S’ka prehje për ne.+
6 Egjiptit+ ia shtrimë dorën.+ Asirisë+ iu drejtuam për të ngopur barkun me bukë.
7 Ata që mëkatuan, janë paraardhësit tanë,+ por ata s’janë më, kurse neve na është dashur të mbajmë fajet e tyre.+
8 Mbi ne sundojnë ata që janë shërbëtorë,+ por s’ka kush na shkëput prej duarve të tyre.+
9 E nxjerrim bukën duke rrezikuar shpirtin tonë,+ për shkak të shpatës në shkretëtirë.
10 Lëkura na është nxehur si furrë nga dhembjet e urisë.+
11 Kanë çnderuar gratë në Sion+ dhe virgjëreshat në qytetet e Judës.
12 Princat i kanë varur nga duart.+ Pleqtë nuk i kanë nderuar.+
13 Të rinjtë kanë ngritur mokrën,+ dhe djemtë janë penguar nën barrën e druve.+
14 Pleqtë nuk rrinë më te porta+ dhe të rinjtë i kanë lënë veglat muzikore.+
15 Zemra s’na ngazëllon më dhe vallja na është kthyer në zi.+
16 Kurora na ra nga koka.+ Mjerë ne, se kemi mëkatuar!+
17 Prandaj na është ligështuar zemra.+ Për shkak të këtyre gjërave na janë errësuar sytë,+
18 për shkak të malit të Sionit që është shkretuar,+ nëpër të cilin enden dhelprat.+
19 Por ti, o Jehova, do të qëndrosh përjetë.+ Froni yt do të jetë brez pas brezi.+
20 Pse na ke harruar përgjithmonë+ dhe na ke braktisur për gjithë jetën?+
21 Na kthe pranë teje,+ o Jehova, dhe ne do të kthehemi me gatishmëri. Sillna ditë të reja si kohë më parë.+
22 Por ti na ke hedhur poshtë,+ je indinjuar shumë me ne.+

