Vajtimet 3:1-66

א [ʼÁlef]* 3  Unë jam ai që ka parë mundimin+ e shkaktuar nga shkopi i zemërimit të tij të furishëm.   Unë jam njeriu që ai i priu dhe e bëri të ecte në errësirë e jo në dritë.+   Po, gjatë ditës, ai e kthen dorën herë pas here kundër meje.+ ב [Beth]   Mishin e lëkurën m’i treti+ dhe kockat m’i thërrmoi.+   Kundër meje ka ngritur një rrethim+ me bimë helmuese+ dhe vështirësi.   Në skuta të errëta+ më ka ulur, ashtu si ata që kanë vdekur prej kohësh.+ ג [Gímel]   Ai më ka bllokuar si me një mur prej guri, që të mos dal,+ dhe vargonjtë prej bakri+ m’i ka bërë të rëndë.   Edhe kur klith e thërras për ndihmë, ai m’i pengon lutjet.+   Udhët m’i ka bllokuar me gurë të latuar,+ kurse shtigjet m’i ka shtrembëruar.+ ד [Dáleth] 10  Ai u bë për mua si një ari që ka zënë pritë,+ si një luan që rri në vende të fshehta.+ 11  Udhët m’i ka ngatërruar dhe më bën të rri kot; më ka lënë të shkretë.+ 12  Ka tendosur harkun e tij+ dhe mua më ka vënë në nishan për shigjetën.+ ה [Heʼ] 13  Në veshka m’i ka futur shigjetat, bijat e kukurës së tij.+ 14  Jam bërë gazi i botës+ i gjithë kundërshtarëve të mi, kënga e tyre gjithë ditën.+ 15  Ai më ka dhënë mjaft gjëra të hidhura+ dhe më ka ngopur me pelin.+ ו [Ua] 16  Me zhavorr m’i theu dhëmbët+ dhe më bëri të strukem në hi.+ 17  Edhe ti më hodhe tej, ndaj për shpirtin tim s’ka paqe. Nuk mbaj mend më se ç’është e mira.+ 18  Them pareshtur: «Shkëlqimi im ka marrë fund e po kështu edhe ajo që prisja nga Jehovai.»+ ז [Zájin] 19  Kujto mundimin tim dhe që jam i pastrehë,+ pelinin dhe bimën helmuese.+ 20  Me siguri shpirti yt do të kujtohet dhe do të përkulet mbi mua.+ 21  Këtë do të sjell ndër mend,*+ prandaj do të rri në pritje.+ ח [Heth] 22  Falë veprave të dashamirësisë+ së Jehovait, nuk kemi marrë fund,+ sepse mëshira e tij s’ka për të mbaruar.+ 23  Ato janë të reja çdo mëngjes.+ E madhe është besnikëria jote.+ 24  «Jehovai është trashëgimia ime,+—thotë shpirti im,—prandaj do të rri në pritje të tij.»+ ט [Teth] 25  I mirë është Jehovai me atë që shpreson tek ai,+ me shpirtin që e kërkon vazhdimisht.+ 26  Gjë e mirë është të presësh+ në heshtje+ shpëtimin nga Jehovai.+ 27  Gjë e mirë është për njeriun të mbajë zgjedhën gjatë rinisë së tij.+ י [Jodh] 28  Le të ulet i vetmuar dhe të rrijë në heshtje,+ sepse ai ia ka vënë këtë barrë mbi supe.+ 29  Le ta vërë gojën në pluhur.+ Ndoshta ka ndonjë shpresë.+ 30  Le t’i kthejë faqen atij që e godet.+ Le të ngopet me poshtërime.+ כ [Haf] 31  Sepse Jehovai nuk do të na hedhë poshtë përjetë.+ 32  Edhe pse ka shkaktuar hidhërim,+ ai ka për të treguar mëshirë sipas dashamirësisë së tij të madhe.+ 33  Sepse kur i mundon ose i hidhëron bijtë e njerëzve, nuk e bën nga zemra.+ ל [Lámedh] 34  Kur dikush shtyp me këmbë+ të burgosurit e tokës,+ 35  kur shtrembëron gjykimin ndaj një njeriu në prani të Më të Lartit,+ 36  kur bën me hile në gjyq, Jehovai nuk miraton.+ מ [Mem] 37  Kush paska thënë se ka për të ndodhur diçka, kur Jehovai nuk ka dhënë urdhër?!+ 38  Nga goja e Më të Lartit nuk dalin e keqja dhe e mira bashkë.+ 39  Si mund të rrijë veçse duke u ankuar një i gjallë,+ një burrë për shkak të mëkatit të tij?+ נ [Nun] 40  Le t’i shqyrtojmë e t’i hetojmë udhët tona,+ dhe të kthehemi te Jehovai.+ 41  Le t’i ngremë zemrat bashkë me duart tona për t’iu lutur Perëndisë në qiej:+ 42  «Ne kemi kryer shkelje, kemi ngritur krye,+ dhe ti nuk na ke falur.+ ס [Sámeh] 43  E ke bllokuar hyrjen me zemërim+ dhe na ndjek+ pa pushim. Ti ke vrarë dhe s’ke pasur dhembshuri.+ 44  Hyrjen për te ti e ke bllokuar me një masë resh,+ që lutja të mos kalojë dot.+ 45  Mes popujve na ke bërë fundërrina dhe mbeturina.»+ פ [Peʼ] 46  Tërë armiqtë tanë kanë hapur gojën kundër nesh.+ 47  Për ne paskan qenë tmerri dhe gropa,+ shkretimi dhe rrënimi.+ 48  Lotët më rrjedhin çurg nga sytë për rrënimin e bijës së popullit tim.+ ע [ʽÁjën] 49  Sytë m’u lanë në lot dhe s’dinë të ndalen, kështu që s’ka pushim,+ 50  derisa Jehovai ta hedhë vështrimin poshtë dhe të shohë nga qielli.+ 51  Syri im është sjellë rreptë me shpirtin tim,+ për shkak të të gjitha bijave të qytetit tim.+ צ [Cadhé] 52  Armiqtë më kanë ndjekur si gjahtari zogun,+ por pa shkak.+ 53  Ata i dhanë fund jetës sime, më çuan në gropë+ dhe më gjuajtën me gurë. 54  Ujëra më rrodhën mbi kokë+ dhe thashë: «Tani mora fund!»+ ק [Kof] 55  Nga njëra prej gropave më të thella, thirra emrin tënd, o Jehova!+ 56  Dëgjoma zërin!+ Mos i mbyll veshët kur të kërkoj lehtësim dhe kur të thërras për ndihmë.+ 57  Ditën që të thirra, u afrove+ dhe më the: «Mos ki frikë!»+ ר [Resh] 58  Ti, o Jehova, ke dalë në mbrojtje të çështjes së shpirtit tim.+ Ti ma ke riblerë jetën.+ 59  Ti, o Jehova, e ke parë padrejtësinë që më është bërë.+ Oh, mbroje çështjen time ligjore!+ 60  Ti e ke parë gjithë hakmarrjen e tyre, gjithë mendimet e tyre kundër meje.+ ש [Sin] ose [Shin] 61  Ti, o Jehova, e ke dëgjuar poshtërimin e tyre, tërë mendimet e tyre kundër meje,+ 62  buzët e atyre që ngrihen kundër meje+ dhe çuçuritjet e tyre kundër meje gjithë ditën.+ 63  Shikoji kur ulen dhe kur ngrihen.+ Unë jam kënga e tyre.+ ת [Ta] 64  Ti do t’ua kthesh, o Jehova, siç e meritojnë veprat e duarve të tyre.+ 65  Ti do ta bësh zemrën e tyre të paturp.+ Mallkimi yt do të bjerë mbi ta.+ 66  Me zemërim do t’i ndjekësh, o Jehova, dhe do t’i shfarosësh+ nga ku janë, poshtë qiejve të tu.+

Shënimet

Shih shënimin te Va 1:1.
Fjalë për fjalë «këtë do të kthej në zemër».