Danieli 5:1-31

5  Mbreti Belshazar+ shtroi një gosti të madhe për një mijë nga fisnikët e tij dhe piu verë në prani të tyre.+  Nën ndikimin e verës,+ Belshazari tha të sillnin enët prej ari dhe argjendi,+ që Nabukodonosori, ati i tij, i kishte marrë nga tempulli në Jerusalem, që me to të pinte mbreti dhe fisnikët e tij, konkubinat* dhe shemrat.+  Atëherë i sollën enët prej ari që kishin marrë nga tempulli, nga shtëpia e Perëndisë në Jerusalem, dhe me to pinë mbreti dhe fisnikët e tij, konkubinat dhe shemrat.  Pinë verë dhe lëvduan perënditë prej ari dhe argjendi, prej bakri, hekuri, druri dhe guri.+  Në atë çast, dolën gishtat e dorës së një njeriu dhe shkruan përballë shandanit, në suvanë e murit të pallatit të mbretit.+ Mbreti shihte kurrizin e dorës që shkruante.  Atëherë ai u pre në fytyrë, mendimet nisën ta trembnin,+ këllqet iu drodhën+ dhe gjunjët po i përplaseshin me njëri-tjetrin.+  Mbreti thirri me zë të lartë që t’i sillnin ndjellësit e frymërave, kaldeasit dhe astrologët.+ Ai u tha burrave të mençur të Babilonisë: «Njeriu që do ta lexojë shkrimin dhe do të ma interpretojë, do të vishet+ me të purpurta, do t’i vënë në qafë një varëse ari dhe do të sundojë si i treti në mbretëri.»+  Atëherë të gjithë burrat e mençur të mbretit erdhën, por nuk ishin mjaft të zotë që ta lexonin shkrimin dhe as t’ia interpretonin mbretit.+  Prandaj mbreti Belshazar u tremb shumë dhe u pre në fytyrë. Edhe fisnikët e tij u hutuan fare.+ 10  Kur mori vesh fjalët e mbretit dhe të fisnikëve të tij, mbretëresha hyri drejt e në sallonin e gostisë. Ajo tha: «O mbret, rrofsh përjetë!+ Mos u tremb nga këto mendime dhe mos u pre në fytyrë. 11  Është një njeri i zoti në mbretërinë tënde, tek i cili gjendet fryma e perëndive të shenjta.+ Në ditët e atit tënd u gjend tek ai dritë, gjykim i thellë dhe mençuri, si mençuria e perëndive, prandaj mbreti Nabukodonosor, ati yt, e vuri si kreun+ e priftërinjve që merreshin me magji, të ndjellësve të frymërave, të kaldeasve dhe të astrologëve, po, o mbret, vetë ati yt. 12  Danieli, të cilin mbreti e quajti Belteshazar,+ kishte një frymë të jashtëzakonshme, njohuri, gjykim të thellë për të interpretuar ëndrrat,+ për të shpjeguar gjëegjëzat dhe për të zgjidhur çështje të koklavitura.+ Prandaj, tani, le të thërrasin Danielin, që të ta interpretojë.» 13  Prandaj e sollën Danielin përpara mbretit. Mbreti nisi t’i thoshte: «Ti je Danieli, prej të mërguarve të Judës,+ që mbreti, ati im, të solli nga Juda?+ 14  Kam dëgjuar se ti ke frymën e perëndive,+ dritë, gjykim të thellë dhe mençuri+ të jashtëzakonshme. 15  Ja, përpara meje sollën burrat e mençur dhe ndjellësit e frymërave, që të lexojnë këtë shkrim dhe të ma interpretojnë. Por ata nuk janë mjaft të zotë për të m’i interpretuar fjalët.+ 16  Kam dëgjuar se ti je në gjendje të bësh interpretime+ dhe të zgjidhësh çështje të koklavitura. Tani, pra, nëse je në gjendje të lexosh shkrimin dhe të ma interpretosh, do të vishesh me të purpurta, do të të vënë në qafë një varëse ari dhe do të sundosh si i treti në mbretëri.»+ 17  Atëherë Danieli iu përgjigj mbretit: «Dhuratat mbaji për vete dhe peshqeshet jepua të tjerëve.+ Megjithatë, unë do t’ia lexoj mbretit shkrimin dhe do t’ia interpretoj.+ 18  O mbret, Perëndia Më i Lartë+ e madhëroi Nabukodonosorin, atin tënd,+ i dha mbretërinë, shkëlqimin, lavdinë dhe madhështinë.+ 19  Për shkak të madhështisë që i dha Ai, gjithë popujt, kombet dhe gjuhët dridheshin e kishin frikë prej tij.+ Vriste kë të donte, godiste kë të donte, lartësonte kë të donte dhe poshtëronte kë të donte.+ 20  Por kur zemra e tij u bë fodulle dhe fryma iu ngurtësua, aq sa veproi me arrogancë,*+ e zbritën nga froni i mbretërisë dhe lavdia iu hoq.+ 21  E përzunë nga bijtë e njerëzve, zemra e tij u bë si ajo e një kafshe dhe banonte me gomarët e egër.+ I jepnin të hante bar, si demave, dhe trupin ia lagte vesa e qiejve,+ derisa e kuptoi se Perëndia Më i Lartë është Sundimtar në mbretërinë e njerëzve dhe vendos mbi të kë të dojë.+ 22  Ti, o Belshazar,+ biri i tij, nuk e përule zemrën,+ edhe pse e dije gjithë këtë.+ 23  Por u lartësove përmbi Zotërinë e qiejve,+ aq sa kur të sollën enët e shtëpisë së tij,+ ti, fisnikët e tu, konkubinat dhe shemrat pitë verë me to. Lëvdove perëndi prej ari, bakri, hekuri, druri dhe guri,+ që as shohin gjë, as dëgjojnë gjë e as dinë gjë,+ kurse Perëndisë, në dorë të të cilit është fryma jote+ dhe të cilit i përkasin gjithë udhët e tua,+ nuk i dhe lavdi.+ 24  Prandaj, ai dërgoi këtë dorë, e cila shkroi këtë shkrim.+ 25  Ja çfarë është shkruar: MÉNE, MÉNE, TÉKEL dhe PÁRSIN.* 26  Ja dhe interpretimi i fjalëve: MÉNE—Perëndia i ka numëruar ditët e mbretërisë sate dhe i ka dhënë fund asaj.+ 27  TÉKEL—ti je peshuar në kandar dhe ke dalë mangët.+ 28  PÁRSIN—mbretëria jote është ndarë dhe u është dhënë medëve dhe persëve.»+ 29  Atëherë Belshazari dha urdhër, dhe Danielin e veshën me të purpurta, i vunë një varëse ari rreth qafës dhe kasneci lajmëroi se ai do të bëhej sundimtari i tretë në mbretëri.+ 30  Po atë natë, Belshazari, mbreti kaldeas, u vra+ 31  dhe Dari,+ medi, mori mbretërinë kur ishte rreth gjashtëdhjetë e dy vjeç.

Shënimet

Në një martesë poligame, është gruaja me të cilën një burrë është martuar përveç gruas së tij kryesore (apo, grave kryesore) dhe që ka një status më të ulët se ajo.
Shih shënimin te Pr 11:2.
Fjalë për fjalë: «Një minë, një minë, një sikël dhe gjysmë sikle.» Në aramaisht: Menéʼ Menéʼ Tekél uParsín. Parsín është shumësi i Perés, «gjysmë sikle».