Danieli 11:1-45

11  Unë qëndrova me të që ta forcoja e ta mbështetja, gjatë vitit të parë të Darit, medit.+  Tani, do të të tregoj të vërtetën:+ Në Persi do të dalin edhe tre mbretër të tjerë+ dhe i katërti+ do të mbledhë pasuri më të mëdha se gjithë të tjerët.+ Sapo të jetë bërë i fortë për shkak të pasurive të tij, ai do të ngrejë çdo gjë kundër mbretërisë së Greqisë.+  Një mbret i fuqishëm do të dalë dhe sundimi i tij do të ketë një shtrirje të gjerë+ e do të bëjë si t’i pëlqejë.+  Pasi ai të ketë dalë,+ mbretëria e tij do të thyhet dhe do të ndahet drejt katër anëve*+ të qiellit,+ por jo për pasardhësit e tij+ dhe jo me pushtetin që sundoi ai. Mbretëria e tij do të shkulet me rrënjë dhe do t’u kalojë të tjerëve.  Mbreti i jugut, domethënë një nga princat e tij, do të bëhet i fortë. Ky do të ngadhënjejë mbi të dhe sundimi i tij do të ketë një shtrirje të gjerë, më të madhe se fuqia sunduese e atij.  Pas disa vjetësh, ata do të bëjnë aleancë me njëri-tjetrin dhe bija e mbretit të jugut do të vijë te mbreti i veriut për të bërë një marrëveshje. Por ajo nuk do ta mbajë fuqinë e krahut të saj;+ edhe mbreti nuk do të qëndrojë, as krahu i tij. Bijën e tij do ta dorëzojnë, madje edhe ata që e kishin sjellë, edhe atë që e lindi, edhe atë që e bëri të fortë në ato kohë.  Një filiz+ nga rrënjët e saj do të zërë pozitën e tij, do të lëvizë drejt forcave ushtarake dhe kundër fortesës së mbretit të veriut, do të veprojë kundër tyre dhe do të ngadhënjejë.  Bashkë me perënditë e tyre,+ me shëmbëlltyrat e derdhura, me sendet e dëshirueshme prej argjendi e ari dhe me robërit do të vijë në Egjipt. Për disa vjet do t’i rrijë larg mbretit të veriut.  Ky do të vijë drejt mbretërisë së mbretit të jugut dhe do të kthehet prapa në tokën e vet. 10  Bijtë e tij do të përgatiten për luftë e do të mbledhin një mori të madhe forcash ushtarake. Ai do të vijë patjetër e do të përparojë, do të vërshojë e do të kalojë përmes. Por do të kthehet dhe do të përgatitet për luftë gjatë gjithë rrugës deri në fortesën e tij. 11  Mbreti i jugut do të hidhërohet dhe do t’i duhet të dalë e të luftojë me të, domethënë me mbretin e veriut. Ky do të ngrejë një turmë të madhe, por kjo do t’i jepet në dorë atij.+ 12  Turma do të bëhet pre. Zemra e tij do të lartësohet+ dhe do të rrëzojë dhjetëra mijë veta. Por ai nuk do ta përdorë pozitën e tij të fortë. 13  Mbreti i veriut do të kthehet e do të ngrejë një turmë më të madhe se e para. Në fund të kohëve, të disa vjetëve, ai do të vijë me një forcë të madhe ushtarake+ dhe me plaçkë të madhe.+ 14  Në ato kohë, shumë do të ngrihen kundër mbretit të jugut. Pas tyre do të shkojnë edhe bijtë e kusarëve të popullit tënd dhe do të përpiqen të nxjerrin të vërtetë një vegim,+ por do të pengohen.+ 15  Mbreti i veriut do të vijë e do të ngrejë një ledh rrethues+ dhe do të shtjerë në dorë një qytet me fortifikata. Krahët e jugut nuk do të qëndrojnë, as populli i të zgjedhurve të tij; dhe s’do të ketë asnjë fuqi që të qëndrojë. 16  Ai që do të vijë kundër tij, do të bëjë si t’i pëlqejë dhe askush nuk do t’i bëjë ballë. Ai do të qëndrojë në vendin e Stolisë+ dhe dora e tij do të sjellë shfarosje.+ 17  Pastaj do të vendosë*+ të vijë me forcën e krejt mbretërisë së tij dhe do të vërë kushte paqeje;+ dhe do të veprojë me efektshmëri.+ Atij do t’i lejohet të shkatërrojë bijën e grave. Ajo nuk do të qëndrojë dhe nuk do të rrijë me të.+ 18  Ai do t’i kthejë sytë nga vendet bregdetare+ dhe do të shtjerë në dorë shumë prej tyre. Një komandant do t’i japë fund poshtërimit, prandaj nuk do të ketë më poshtërim prej tij. Do ta bëjë që të bjerë mbi atë vetë. 19  Prandaj ai do të kthehet prapa, drejt fortesave të vendit të vet, dhe do të pengohet e do të bjerë dhe nuk do të gjendet.+ 20  Pozitën e tij do ta zërë dikush+ që do të nxjerrë një tatimtar*+ përmes mbretërisë së shkëlqyer dhe brenda pak ditëve ai do të thyhet, por jo në zemërim e as në luftë. 21  Pozitën e tij do ta zërë një që është për t’u përbuzur,+ të cilit nuk do të jepet dinjitet mbretëror. Ai do të vijë në një kohë pa shqetësime+ dhe do ta marrë mbretërinë me anë të lajkave.+ 22  Krahët+ e përmbytjes do të përmbyten për shkak të tij dhe do të thyhen,+ e po kështu+ edhe Udhëheqësi+ i besëlidhjes.+ 23  Për shkak se kanë bërë aleancë me të, ai do të veprojë me mashtrim dhe do të ngrihet e do të bëhet i fuqishëm me anë të një kombi të vogël.+ 24  Në një kohë pa shqetësime,+ ai do të hyjë deri në pjesën më të majme të provincës e do të bëjë atë që s’e bënë etërit e tij dhe etërit e etërve të tij. Do të shpërndajë mes tyre pre, plaçkë e të mira dhe do të kurdisë plane+ kundër vendeve të fortifikuara, por vetëm deri për njëfarë kohe. 25  Ai do të ngrihet me fuqi dhe guxim* për të sulmuar mbretin e jugut me një forcë të madhe ushtarake. Edhe mbreti i jugut do të përgatitet për luftë me një forcë ushtarake tejet të madhe e të fuqishme. Dhe ai nuk do të qëndrojë, sepse kundër tij do të kurdisin plane. 26  Pikërisht ata që hanë ushqimet e tij të zgjedhura, do të sjellin rrëzimin e tij. Forcat e tij ushtarake do të përmbyten dhe shumë veta do të bien të vrarë. 27  Zemra e këtyre dy mbretërve do të priret të bëjë atë që është e keqe dhe në të njëjtën tryezë+ do të vazhdojnë të thonë gënjeshtra.+ Por asgjë s’do të ketë sukses,+ sepse fundi është ende për kohën e caktuar.+ 28  Ai do të kthehet në vendin e tij me plaçkë të madhe dhe zemra e tij do të jetë kundër besëlidhjes së shenjtë.+ Do të veprojë me efektshmëri+ dhe do të kthehet në vendin e tij. 29  Në kohën e caktuar+ ai do të kthehet dhe do të vijë kundër jugut,+ por në fund nuk do të dalë njësoj si në fillim. 30  Kundër tij do të vijnë anijet e Kitimit+ dhe ai do të brengoset. Atëherë ai do të kthehet e do të shpallë dënimin+ kundër besëlidhjes së shenjtë+ dhe do të veprojë me efektshmëri. Pastaj do të kthehet dhe do ta drejtojë vëmendjen ndaj atyre që e lënë besëlidhjen e shenjtë. 31  Prej tij do të dalin krahë, që do të ngrihen e do të përdhosin shenjtëroren+ dhe fortesën e do të heqin flijimin e vazhdueshëm.+ Ata do të vënë në vend gjënë e neveritshme+ që shkakton shkretim.+ 32  Me fjalë të sheqerosura+ ai do t’i çojë në apostazi+ ata që po veprojnë me ligësi kundër besëlidhjes.+ Por populli që e njeh Perëndinë e vet,+ do të ngadhënjejë+ e do të veprojë me efektshmëri. 33  Ata që kanë gjykim të thellë+ midis popullit, do t’u japin kuptueshmëri shumë vetave.+ Por do t’i pengojnë me shpatë e me flakë, do t’i robërojnë e do t’i plaçkitin+ për disa ditë. 34  Por kur t’i pengojnë, atyre do t’u jepet pak ndihmë.+ Shumë do të bashkohen me ta me anë të lajkave.+ 35  Do të pengojnë disa prej atyre që kanë gjykim të thellë,+ që për ta të bëhet një vepër rafinimi, një pastrim, një zbardhje,+ deri në kohën e fundit.+ Sepse fundi është ende për kohën e caktuar.+ 36  Mbreti do të bëjë si t’i pëlqejë, do të lartësohet dhe do të madhërohet mbi çdo perëndi.+ Do të flasë gjëra të habitshme kundër Perëndisë së perëndive.+ Do të ketë sukses derisa të marrë fund shpallja e dënimit;+ sepse ajo që është vendosur, do të bëhet. 37  Ai nuk do të marrë parasysh Perëndinë e etërve të tij. Nuk do të marrë parasysh as dëshirën e grave, as të ndonjë perëndie tjetër, por do të madhërohet mbi këdo.+ 38  Në pozitën e tij, do t’i japë lavdi perëndisë së fortesave, një perëndie që etërit e tij nuk e njihnin. Do t’i japë lavdi me anë të arit, argjendit, gurëve të çmuar dhe gjërave të dëshirueshme. 39  Ai do të veprojë me efektshmëri kundër kalave më të fortifikuara, bashkë me një perëndi të huaj. Ai do t’i mbulojë me lavdi të gjithë ata që e kanë pranuar dhe do t’i vërë të sundojnë mes shumë vetave. Dhe do të ndajë tokë si shpërblim. 40  Në kohën e fundit, mbreti i jugut+ dhe mbreti i veriut do të shtyjnë njëri-tjetrin, dhe mbreti i veriut do të sulet kundër tij si stuhi, me karroca, kalorës dhe me shumë anije. Do të hyjë nëpër vende të ndryshme, do të vërshojë e do të kalojë përmes. 41  Do të hyjë+ edhe në vendin e Stolisë+ dhe shumë vende do të pengohen.+ Por këto vende do të shpëtojnë nga dora e tij: Edomi, Moabi+ dhe pjesa kryesore e bijve të Amonit. 42  Ai do ta shtrijë dorën kundër vendeve. As vendi i Egjiptit+ nuk do të shpëtojë. 43  Ai do të sundojë mbi thesaret e fshehura të arit e të argjendit dhe mbi gjithë gjërat e dëshirueshme të Egjiptit. Libianët dhe etiopasit do të ndjekin gjurmët e tij. 44  Por do të ketë lajme që do ta turbullojnë,+ nga lindja e diellit+ dhe nga veriu. Prandaj ai do të dalë me tërbim të madh që të shfarosë e të shkatërrojë shumë veta.+ 45  Do t’i ngulë tendat e tij si një pallat ndërmjet detit të madh dhe malit të shenjtë të Stolisë.+ Do të shkojë drejt fundit të tij+ dhe s’do të ketë asnjë që ta ndihmojë.+

Shënimet

Shih shënimin te Dn 8:8.
Fjalë për fjalë «do të drejtojë fytyrën e tij».
Kjo fjalë mund t’i referohet edhe dikujt që del për të bërë regjistrimin e burrave për në ushtri.
Fjalë për fjalë «zemër».