Danieli 6:1-28

6  Darit iu duk me vend të vinte në krye të mbretërisë njëqind e njëzet satrapë,* të cilët do të sundonin anembanë mbretërisë.+  Mbi ta vuri tre zyrtarë të lartë, njëri nga të cilët ishte Danieli,+ me qëllim që satrapët+ t’u raportonin atyre dhe mbreti të mos kishte asnjë dëm.+  Por Danieli dallohej vazhdimisht+ ndër zyrtarët e lartë dhe satrapët, sepse kishte një frymë të jashtëzakonshme,+ prandaj mbreti kishte ndër mend ta vinte mbi gjithë mbretërinë.  Prandaj zyrtarët e lartë dhe satrapët kërkonin me ngulm të gjenin ndonjë pretekst kundër Danielit për punët e mbretërisë.+ Por nuk arritën të gjenin asnjë pretekst a korruptim, sepse ai ishte i denjë për besim dhe nuk gjetën tek ai asnjë pakujdesi a korruptim.+  Kështu, ata burra thoshin: «S’kemi për të gjetur asnjë pretekst kundër Danielit, veç në gjetshim diçka kundër tij në ligjin e Perëndisë së tij.»+  Pastaj, zyrtarët e lartë dhe satrapët hynë plot zhurmë te mbreti+ dhe i thanë: «O mbreti Dar, rrofsh në jetë të jetëve!+  Të gjithë zyrtarët e lartë të mbretërisë, prefektët dhe satrapët, zyrtarët e lartë mbretërorë dhe guvernatorët, janë këshilluar së bashku që të nxjerrin një ligj mbretëror+ dhe të vënë në zbatim një ndalim, sipas të cilit kushdo që për tridhjetë ditë i drejton lutje ndonjë perëndie a njeriu tjetër përveç teje, o mbret, të hidhet në gropën e luanëve.+  Tani, o mbret, nxirre dekretin dhe nënshkruaje shkresën,+ që të mos ndryshohet, sipas ligjit të medëve e të persëve,+ i cili nuk anulohet.»+  Në përputhje me këtë, mbreti Dar e nënshkroi shkresën dhe ndalimin.+ 10  Por Danieli, sapo e mori vesh që shkresa ishte nënshkruar, hyri në shtëpi dhe me dritaret e dhomës mbi tarracë të hapura drejt Jerusalemit,+ tri herë në ditë+ binte në gjunjë, lutej+ dhe thurte lavde para Perëndisë së tij,+ ashtu si kishte bërë rregullisht edhe më parë.+ 11  Atëherë ata burra hynë brenda me të shtyra dhe e gjetën Danielin tek po lutej e po i kërkonte hir Perëndisë së tij.+ 12  Pastaj ata iu afruan mbretit dhe i thanë për ndalimin që ai kishte vënë: «A nuk ke nënshkruar një ndalim, sipas të cilit kushdo që për tridhjetë ditë i drejton lutje ndonjë perëndie a njeriu tjetër përveç teje, o mbret, të hidhet në gropën e luanëve?»+ Mbreti u përgjigj: «Kjo çështje është vendosur më së miri sipas ligjit të medëve dhe persëve, i cili nuk anulohet.»+ 13  Ata ia kthyen menjëherë mbretit: «Danieli,+ që është nga të mërguarit e Judës,+ nuk të ka përfillur, o mbret, dhe as ndalimin që ti ke nënshkruar, por lutet tri herë në ditë.»+ 14  Kur i dëgjoi këto fjalë, mbretit nuk i erdhi mirë+ dhe i rrinte mendja te Danieli, që ta shpëtonte.+ Deri në perëndim të diellit u përpoq ta shpëtonte. 15  Më në fund, ata burra hynë plot zhurmë te mbreti dhe i thanë: «Mbaj parasysh, o mbret, se sipas ligjit të medëve dhe të persëve, çdo ndalim+ a ligj që e nxjerr mbreti nuk ndryshohet.»+ 16  Prandaj, mbreti dha urdhër që ta sillnin Danielin dhe ta hidhnin në gropën e luanëve.+ Mbreti i tha Danielit: «Perëndia yt, të cilit i shërben pareshtur, do të të çlirojë.»+ 17  Pastaj sollën një gur, e vunë në grykën e gropës dhe mbreti e vulosi me unazën e tij me nënshkrim dhe me unazën me nënshkrim të fisnikëve të tij, me qëllim që asgjë të mos ndryshohej në rastin e Danielit.+ 18  Atëherë mbreti shkoi në pallatin e tij dhe e kaloi natën duke agjëruar.+ Nuk i sollën asnjë vegël muzikore dhe gjumi i iku.+ 19  Më në fund, kur zbardhi agimi, mbreti u ngrit dhe me nxitim shkoi drejt e në gropën e luanëve. 20  Pasi iu afrua gropës, mbreti i thirri Danielit me një zë të trishtuar: «O Daniel, shërbëtor i Perëndisë së gjallë, a ishte në gjendje Perëndia, të cilit i shërben pareshtur,+ të të çlironte nga luanët?»+ 21  Menjëherë Danieli iu përgjigj mbretit: «O mbret, rrofsh në jetë të jetëve! 22  Perëndia im+ dërgoi engjëllin e tij+ dhe ua mbylli gojën luanëve,+ prandaj ata nuk më kanë bërë asnjë dëm, sepse u gjenda i pafaj përpara tij.+ Po kështu edhe kundër teje, o mbret, nuk kam bërë asgjë.»+ 23  Atëherë mbreti u gëzua shumë+ dhe urdhëroi ta nxirrnin Danielin nga gropa. Kështu, e nxorën nga gropa dhe nuk i gjetën asnjë dëmtim, sepse kishte pasur besim te Perëndia i tij.+ 24  Pastaj, mbreti dha urdhër të sillnin burrat që e kishin akuzuar Danielin.+ Ata i hodhën në gropën e luanëve+ bashkë me bijtë dhe gratë e tyre.+ Ende nuk kishin arritur në fund të gropës, kur luanët u hodhën mbi ta dhe ua copëtuan kockat!+ 25  Atëherë mbreti Dar u shkroi gjithë popujve, kombeve dhe gjuhëve që banojnë në mbarë tokën:+ «E madhe qoftë paqja juaj!+ 26  Unë kam nxjerrë një urdhër,+ që në çdo zotërim të mbretërisë sime njerëzit të dridhen e të kenë frikë nga Perëndia i Danielit.+ Ai është Perëndia i gjallë dhe qëndron në jetë të jetëve.+ Mbretëria e tij+ nuk do të shkatërrohet,+ dhe zotërimi i tij do të mbetet përgjithmonë.+ 27  Ai shpëton, çliron+ dhe kryen shenja e vepra të mrekullueshme në qiej+ dhe në tokë,+ sepse e çliroi Danielin nga panxha e luanëve.» 28  Danieli pati mbarësi në mbretërinë e Darit+ dhe në mbretërinë e Kirit, persit.+

Shënimet

Shih shënimin te Ezd 8:36.