Danieli 12:1-13

12  Gjatë asaj kohe do të ngrihet Mikaeli,+ princi i madh,+ që qëndron+ përkrah bijve të popullit tënd.+ Do të jetë një kohë me ankthe, aq sa nuk ka pasur që kur lindën kombet e deri në atë kohë.+ Gjatë asaj kohe, populli yt do të shpëtojë,+ kushdo që gjendet i shkruar në libër.+  Shumë nga ata që flenë në pluhurin e tokës, do të zgjohen,+ disa për jetë të përhershme+ dhe të tjerë për poshtërim e urrejtje të përhershme.+  Ata që kanë gjykim të thellë, do të ndriçojnë si hapësira qiellore+ dhe ata që çojnë shumë veta në drejtësi,+ do të shndritin si yjet përgjithmonë, po, në jetë të jetëve.  Ndërsa ti, o Daniel, mbaji të fshehta fjalët dhe vulose librin,+ deri në kohën e fundit.+ Shumë do të enden lart e poshtë dhe njohuria e vërtetë do të jetë e bollshme.»+  Atëherë unë, Danieli, pashë dy të tjerë që qëndronin në këmbë,+ njëri në njërën anë të rrëkesë dhe tjetri në anën tjetër.+  Pastaj, njëri i tha burrit të veshur me li,+ që ishte mbi ujërat e rrëkesë: «Sa kohë do të kalojë derisa të përmbushen këto gjëra të mrekullueshme?»+  Atëherë nisa të dëgjoja burrin e veshur me li, që ishte mbi ujërat e rrëkesë, ndërsa ngrinte dorën e djathtë e të majtë drejt qiejve dhe betohej+ për Atë që është gjallë në jetë të jetëve:+ «Do të kalojë një kohë e caktuar, dy kohë të caktuara dhe gjysmë kohe.*+ Sapo të përfundojë copëtimi i fuqisë së popullit të shenjtë,+ të gjitha këto gjëra do të marrin fund.»  Unë dëgjova, por nuk kuptova,+ prandaj thashë: «O imzot, cili do të jetë fundi i këtyre gjërave?»+  Ai më tha: «Shko, Daniel, sepse fjalët janë mbajtur të fshehta dhe të vulosura deri në kohën e fundit.+ 10  Shumë do të pastrohen,+ do të zbardhen+ e do të rafinohen.+ Të ligjtë do të veprojnë me ligësi+ dhe asnjë i lig nuk do të kuptojë,+ por ata që kanë gjykim të thellë, do të kuptojnë.+ 11  Që nga koha kur të hiqet+ flijimi i vazhdueshëm+ dhe të vihet gjëja e neveritshme+ që shkakton shkretim, do të kalojnë një mijë e dyqind e nëntëdhjetë ditë. 12  Lum+ ai që rri në pritje dhe që arrin deri në një mijë e treqind e tridhjetë e pesë ditë! 13  Kurse ti shko drejt fundit tënd.+ Do të prehesh,+ por do të çohesh për të marrë pjesën tënde në fund të ditëve.»+

Shënimet

Fjalë për fjalë: «Një kohë e caktuar, kohë të caktuara dhe një gjysmë.” Heb. lemohʽédh mohʽadhím vahéci. Krahasoje me shënimin te Dn 7:25, 4:16 dhe Zb 12:14.