Përmbledhje për Sri-Lankën
Dëshmitarët e Jehovait janë aktivë në Sri-Lankë që prej vitit 1910. Më 1952 hapën një zyrë për të organizuar aktivitetin e tyre fetar dhe, më 1981 regjistruan entin e tyre ligjor, Watch Tower Bible and Tract Society of Lanka. Në përgjithësi gëzojnë liri fetare.
Problemi më i madh për Dëshmitarët është dhuna e turmave që nxitet nga murgjit budistë ekstremistë. Në të shumtën e rasteve, autoritetet e ndërlikojnë këtë problem, sepse nuk u sigurojnë mbrojtje Dëshmitarëve dhe, nga ana tjetër, refuzojnë të ndjekin penalisht fajtorët. Më 2014, Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut shprehu shqetësimin e tij, duke i kërkuar qeverisë të ndalë këto sulme dhe të ndjekë penalisht të gjitha incidentet e raportuara të dhunës kundër minoriteteve fetare, siç janë Dëshmitarët e Jehovait.
Dëshmitarët kanë apeluar për zgjidhjen e problemit si në gjykatat e larta, edhe pranë autoriteteve qeveritare të Sri-Lankës. Dëshmitarët e Jehovait në Sri-Lankë shpresojnë të gëzojnë liri fetare në të ardhmen, pa frikën e sulmeve të ekstremistëve fetarë.