Zbulesa 7:1-17
7 Pas kësaj, pashë katër engjëj+ që qëndronin në katër cepat e tokës dhe mbanin fort katër erërat+ e tokës, që asnjë erë të mos frynte mbi tokë, mbi det ose mbi ndonjë pemë.+
2 Pashë një engjëll tjetër që ngjitej nga lindja e diellit+ dhe kishte një vulë të Perëndisë së gjallë.+ Ai u bërtiti me zë të fortë katër engjëjve, të cilëve u ishte lejuar të dëmtonin tokën dhe detin,
3 dhe tha: «Mos dëmtoni as tokën, as detin, as pemët, derisa të kemi vulosur+ në ballë+ skllevërit e Perëndisë tonë.»
4 Dëgjova numrin e të vulosurve, dhe ishin njëqind e dyzet e katër mijë,+ nga çdo fis+ i bijve të Izraelit:+
5 Dymbëdhjetë mijë të vulosur nga fisi i Judës;+dymbëdhjetë mijë nga fisi i Rubenit;+dymbëdhjetë mijë nga fisi i Gadit;+
6 dymbëdhjetë mijë nga fisi i Asherit;+dymbëdhjetë mijë nga fisi i Neftalit;+dymbëdhjetë mijë nga fisi i Manaseut;+
7 dymbëdhjetë mijë nga fisi i Simeonit;+dymbëdhjetë mijë nga fisi i Levit;+dymbëdhjetë mijë nga fisi i Isakarit;+
8 dymbëdhjetë mijë nga fisi i Zabulonit;+dymbëdhjetë mijë nga fisi i Jozefit;+dhe dymbëdhjetë mijë të vulosur+ nga fisi i Beniaminit.+
9 Pas këtyre gjërave, pashë të qëndronte para fronit+ dhe para Qengjit një shumicë të madhe+ nga të gjitha kombet,+ fiset, popujt+ dhe gjuhët,+ të cilën askush nuk ishte në gjendje ta numëronte. Ata ishin veshur me petka të bardha të gjata+ dhe kishin në duar degë palmash.+
10 Ata thërrasin me zë të fortë: «Shpëtimin ia detyrojmë Perëndisë tonë,+ i cili rri ulur në fron,+ dhe Qengjit.»+
11 Të gjithë engjëjt+ qëndronin përqark fronit, pleqve+ dhe katër krijesave të gjalla.+ Ata ranë përmbys para fronit dhe adhuruan Perëndinë+
12 me fjalët: «Amin! Bekimi, lavdia, mençuria, falënderimet, nderimi, fuqia+ dhe forca i qofshin Perëndisë tonë në jetë të jetëve! Amin!»+
13 Një nga pleqtë+ më pyeti: «Cilët janë këta që janë veshur me petka të bardha të gjata+ dhe nga kanë ardhur?»
14 Sakaq i thashë: «Imzot, ti e di.» Ai më tha: «Këta janë ata që dalin nga shtrëngimi i madh+ dhe i kanë larë petkat e tyre të gjata e i kanë zbardhur+ në gjakun+ e Qengjit.
15 Prandaj janë para+ fronit të Perëndisë dhe i bëjnë atij shërbim të shenjtë+ ditë e natë në tempullin e tij. Dhe Ai që ulet në fron,+ do të shtrijë tendën+ mbi ta.
16 Nuk do të kenë më as uri dhe as etje, nuk do t’i godasë më as dielli dhe as të nxehtët përvëlues,+
17 sepse Qengji+ që është afër fronit, do t’i kullotë+ dhe do t’i drejtojë për te burimet e ujërave+ të jetës. Dhe Perëndia do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre.»+

