Isaia 33:1-24
33 Mjerë ti që plaçkit, edhe pse ty nuk të ka plaçkitur kush, dhe që vepron pabesisht, edhe pse me ty nuk ka vepruar kush pabesisht!+ Sapo të kesh mbaruar plaçkitjet, do të plaçkitesh edhe ti.+ Sapo të kesh mbaruar pabesitë, të tjerë do të veprojnë pabesisht me ty.+
2 O Jehova, na jep hir!+ Te ti kemi shpresuar.+ Bëhu krahu ynë+ çdo mëngjes+ dhe shpëtimi ynë në kohë vuajtjesh.+
3 Me të dëgjuar zhurmën e rrëmujës, popujt ia mbathin.+ Me t’u ngritur ti, kombet shpërndahen.+
4 Plaçka+ e tyre do të mblidhet ashtu si mbledhin furrtaret e zeza gjithçka që gjejnë përpara. Do të vërsulen mbi të si moritë e karkalecave kur turren mbi dikë.+
5 Jehovai do të ngrihet lart,+ sepse ai banon në lartësi.+ Ai do ta mbushë Sionin me vendime të drejta dhe me drejtësi.+
6 Besueshmëria në kohën tënde do të sjellë një pasuri veprash shpëtimi.+ Mençuria, njohuria+ dhe frika nga Jehovai,+ janë thesaret e atij që i zotëron.
7 Ja, heronjtë e tyre ulërasin rrugëve; lajmëtarët e paqes+ do të qajnë me hidhërim.
8 Rrugët u shkretuan+ dhe nëpër shtigje s’ka më kalimtarë.+ Armiku prishi besëlidhjen,+ përçmoi qytetet,+ nuk deshi t’ia dijë për njeri.+
9 Vendi hyri në zi dhe u mpak.+ Libani u poshtërua+ dhe u kthye në pluhur. Sharoni+ u bë si rrafshinë e shkretë, kurse Bashani dhe Karmeli po rrëzojnë gjethet e tyre.+
10 «Tani do të çohem,+—thotë Jehovai,—do të lartësohem+ dhe do të ngrihem lart.+
11 Meqë ngjizni bar të thatë,+ do të lindni kashtë. Fryma juaj do t’ju përpijë+ si zjarri.+
12 Popujve do t’u ndodhë si ndodh me gëlqeren kur digjet. Si gjemba të prerë ata do të digjen në zjarr.+
13 Dëgjoni se ç’do të bëj, o ju që jeni larg!+ Njiheni fuqinë time, o ju që jeni afër!+
14 Në Sion mëkatarët u tmerruan,+ kurse apostatët+ i zunë të dridhurat: ‘Kush nga ne mund të banojë sadopak me një zjarr që përpin?+ Kush nga ne mund të banojë sadopak me një zjarr të madh që nuk shuhet?’+
15 Por ai që ecën vazhdimisht me drejtësi+ dhe që thotë gjëra të drejta,+ që e përçmon fitimin e padrejtë, të nxjerrë me mashtrime,+ që i shkund duart për të mos marrë ryshfete,+ që i mbyll veshët për të mos dëgjuar për gjakderdhje dhe që i mbyll sytë për të mos parë të keqen,+
16 do të banojë në vende të larta.+ Vendet e thepisura ku është e vështirë të arrish,+ do të jenë për të si një kala e sigurt. Buka dhe uji s’do t’i mungojnë.»+
17 Sytë e tu do të shohin një mbret në shkëlqimin e vet+ dhe një vend të largët.+
18 Zemra jote do të pëshpërisë me zë të ulët+ për një gjë të lemerishme: «Ku është shkruesi? Ku është ai që jep pagën?+ Ku është ai që numëron kullat?»+
19 Ti nuk do të shohësh më një popull të pacipë, me gjuhë të pakuptueshme, po, një popull që belbëzon e që ti s’e kupton.+
20 Shiko Sionin,+ qytetin ku mblidhemi për festat tona!+ Sytë e tu do të shikojnë Jerusalemin, një vend të qetë banimi, një tendë që askush s’do ta çmontojë.+ Kunjat e tendës nuk do të shkulen kurrë dhe asnjë nga litarët e saj nuk do të këputet.+
21 Përkundrazi, atje, i Madhërishmi,+ Jehovai, do të jetë për ne si lumenj+ dhe kanale të gjera për të na mbrojtur. Në to nuk do të kalojë asnjë flotë armike dhe asnjë anije madhështore.
22 Sepse Jehovai është Gjykatësi+ ynë, Jehovai është Ligjdhënësi+ ynë, Jehovai është Mbreti ynë.+ Ai do të na shpëtojë.+
23 Litarët e anijeve do të jenë të liruar. Ata nuk do ta mbajnë në këmbë direkun dhe nuk do të hapin asnjë velë.Në atë kohë do të ndahet një plaçkë e bollshme. Madje edhe të çalët do të bëjnë plaçkë+ të madhe.
24 Asnjë banor nuk do të thotë: «Jam sëmurë.»+ Njerëzve që banojnë në vend, do t’u falet faji.+

