Isaia 39:1-8
39 Në atë kohë mbreti i Babilonisë,+ Merodak-Baladani,+ biri i Baladanit, i dërgoi Hezekisë letra dhe një dhuratë,+ pasi kishte dëgjuar se kishte qenë sëmurë dhe ishte shëruar.+
2 Hezekia u gëzua+ dhe u tregoi të dërguarve shtëpinë e tij të thesarit,+ argjendin, arin, vajin e balsamit,+ vajin e mirë, si dhe arsenalin e armëve+ e gjithçka kishte në thesar. Ai s’la gjë të shtëpisë dhe të mbretërisë së vet pa u treguar.+
3 Pas kësaj, profeti Isaia vajti te mbreti Hezekia dhe e pyeti:+ «Ç’thanë ata burra dhe nga vinin?» Hezekia iu përgjigj: «Vinin nga një vend i largët, nga Babilonia.»+
4 Isaia vazhdoi: «Ç’panë në shtëpinë tënde?»+ Hezekia iu përgjigj: «Panë gjithçka. S’lashë gjë pa u treguar nga thesari im.»
5 Atëherë Isaia i tha Hezekisë:+ «Dëgjo se çfarë thotë Jehovai i ushtrive:
6 ‘Ja, po vijnë ditët kur gjithçka që gjendet në shtëpinë tënde dhe që paraardhësit e tu kanë grumbulluar deri më sot, do të çohet në Babiloni.+ S’do të mbetet asgjë,+—ka thënë Jehovai.—
7 Gjithashtu, disa nga bijtë që do të dalin prej teje, që do të të lindin, do të merren+ dhe do të bëhen zyrtarë oborri+ në pallatin e mbretit të Babilonisë.’»+
8 Atëherë Hezekia i tha Isaisë: «Unë jam dakord me këto fjalë të Jehovait.»+ Pastaj shtoi: «Sepse gjatë ditëve të mia do të ketë paqe dhe siguri.»*+
Shënimet
^ Ose «të vërtetë».

