Isaia 2:1-22
2 Vegimi që pa Isaia, biri i Amozit, për Judën dhe Jerusalemin:+
2 Në ditët e fundit,+ mali i shtëpisë+ së Jehovait do të lartësohet patundshmërisht mbi majat e maleve+ dhe do të ngrihet më lart se kodrat.+ Drejt tij do të vërshojnë të gjitha kombet.+
3 Shumë popuj do të shkojnë e do të thonë: «Ejani,+ le të ngjitemi në malin e Jehovait, në shtëpinë e Perëndisë së Jakobit. Ai do të na mësojë udhët e tij, dhe ne do të ecim në shtigjet e tij.»+ Sepse nga Sioni do të dalë ligji dhe nga Jerusalemi fjala e Jehovait.+
4 Ai do të gjykojë mes kombeve+ dhe do t’i ndreqë gjërat+ për shumë popuj.+ Ata do t’i farkëtojnë shpatat duke i kthyer në plore dhe heshtat në kiza për krasitje.+ Kombet nuk do ta ngrenë shpatën kundër njëri-tjetrit, dhe as do të mësojnë më të luftojnë.+
5 O shtëpi e Jakobit, eja dhe le të ecim në dritën e Jehovait!+
6 Ai e braktisi popullin e tij, shtëpinë e Jakobit,+ sepse ata u mbushën me zakone që vijnë nga Lindja+ dhe merren me magji+ si filistinët. Fëmijët e të huajve janë të shumtë mes tyre.+
7 Vendi i tyre është plot me argjend e me ar, dhe thesaret e tyre s’kanë fund.+ Vendi është i mbushur me kuaj, dhe qerret e tyre s’kanë mbarim.+
8 Vendi i tyre është plot me perëndi të kota.+ Ata përkulen para veprës së duarve të tyre, para asaj që bënë gishtat e tyre.+
9 Njerëzit bien poshtë dhe burrat e ulin veten, ndaj ai s’i fal dot.+
10 Hyr në shkëmb dhe fshihu në dhé, prej tmerrit që ngjall Jehovai dhe epërsisë së tij madhështore.+
11 Sytë krenarë të njeriut do të ulen dhe kryelartësia e burrave do të marrë fund.+ Atë ditë do të lartësohet vetëm Jehovai.+
12 Sepse ajo ditë i përket Jehovait të ushtrive.+ Ajo do të vijë mbi këdo që e lartëson veten e është fodull dhe mbi këdo që qëndron lart ose poshtë;+
13 mbi tërë cedrat e Libanit,+ që janë të lartë e të ngritur, dhe mbi tërë pemët shumë të mëdha të Bashanit;+
14 mbi tërë malet dhe kodrat e larta;+
15 mbi çdo kullë të lartë dhe mbi çdo mur të fortifikuar;+
16 mbi tërë anijet e Tarshishit+ dhe mbi tërë barkat e bukura.
17 Fodullëku i njeriut dhe kryelartësia e burrave do të marrë fund.+ Atë ditë do të lartësohet vetëm Jehovai.+
18 Perënditë e kota do të zhduken krejt.+
19 Kur ai të ngrihet e toka të tronditet,+ njerëzit do të hyjnë nëpër shpellat e shkëmbinjve dhe nëpër guvat e dheut, prej tmerrit që ngjall Jehovai dhe epërsisë së tij madhështore.+
20 Atë ditë, njeriu do t’ua hedhë minjve hundëgjatë dhe lakuriqëve të natës perënditë e kota prej argjendi dhe ato prej ari që kishte bërë për t’u përkulur para tyre,+
21 me qëllim që të hyjë nëpër guvat e shkëmbinjve dhe nëpër të çarat e shkrepave, prej tmerrit që ngjall Jehovai dhe epërsisë së tij madhështore,+ kur ai të ngrihet e toka të tronditet.
22 Për të mirën tuaj, hiqni dorë nga njeriu, i cili varet nga fryma që gjendet në flegrat e tij,+ sepse çfarë është ai që të merret parasysh?+

