Levitiku 9:1-24
9 Ditën e tetë+ Moisiu thirri Aaronin, bijtë e tij dhe pleqtë e Izraelit,
2 dhe i tha Aaronit: «Sill një viç si blatim për mëkatin+ dhe një dash si blatim të djegur,+ të dy të shëndetshëm, dhe paraqitja Jehovait.+
3 Kurse bijve të Izraelit thuaju: ‘Sillni një cjap+ si blatim për mëkatin, një viç dhe një qengj,+ të dy motakë e të shëndetshëm, si blatim të djegur,
4 një dem e një dash si flijime në bashkësi,+ që t’i flijoni para Jehovait, dhe një blatim në drithë+ të përzier me vaj, sepse sot do t’ju shfaqet Jehovai.’»+
5 Kështu ata sollën para tendës së takimit ato që urdhëroi Moisiu. Pastaj tërë asambleja u afrua dhe qëndroi para Jehovait.+
6 Moisiu u tha: «Kështu urdhëron Jehovai të bëni, që t’ju shfaqet lavdia e Jehovait.»+
7 Më pas, i tha Aaronit: «Afrohu tek altari dhe paraqit blatimin tënd për mëkatin+ dhe blatimin tënd të djegur, e bëj shlyerjen+ për vete dhe për shtëpinë tënde. Pastaj paraqit blatimin e popullit+ dhe bëj shlyerjen+ për të, siç urdhëroi Jehovai.»
8 Aaroni iu afrua menjëherë altarit dhe theri viçin e blatimit për mëkatin, që e paraqiti për vete.+
9 Pastaj bijtë e Aaronit i paraqitën gjakun,+ dhe ai ngjeu gishtin në të.+ Vuri gjak te brirët e altarit,+ kurse pjesën tjetër të gjakut e derdhi rrëzë altarit.
10 Dhjamin,+ veshkat dhe rizën e mëlçisë që mori nga blatimi për mëkatin, i vuri të digjeshin mbi altar,+ siç e urdhëroi Jehovai Moisiun.
11 Mishin dhe lëkurën i dogji në zjarr jashtë kampit.+
12 Pastaj Aaroni theri blatimin e djegur dhe bijtë e tij i zgjatën gjakun, me të cilin ai spërkati altarin rreth e përqark.+
13 I dhanë edhe blatimin e djegur, të ndarë në copa, bashkë me kokën, dhe ai i vuri të digjeshin mbi altar.+
14 Më pas, lau zorrët dhe këmbët, e i vuri të digjeshin mbi altar sipër blatimit të djegur.+
15 Pastaj paraqiti blatimin e popullit.+ Mori cjapin e blatimit për mëkatin, që ishte për popullin, e theri dhe paraqiti një blatim për mëkatin, njësoj si herën e parë.
16 Më pas, paraqiti blatimin e djegur dhe bëri me të sipas rregullave të caktuara.+
17 Pas këtyre, paraqiti blatimin në drithë,+ mori një dorë prej tij dhe e vuri mbi altar që të digjej, veçmas blatimit të djegur të mëngjesit.+
18 Pastaj theri demin dhe dashin e flijimit në bashkësi,+ që do të paraqitej për popullin. Pas kësaj, të bijtë i zgjatën Aaronit gjakun, me të cilin ai spërkati altarin rreth e përqark.+
19 Ata morën pjesët e dhjamura+ të demit, bishtin e majmë+ të dashit, dhjamin që mbështillte zorrët, veshkat dhe rizën e mëlçisë,
20 dhe i vunë mbi gjokset e kafshëve.+ Këto pjesë të dhjamura i vuri të digjeshin mbi altar.
21 Kurse gjokset dhe këmbën e djathtë të kafshëve, Aaroni i tundi para Jehovait si blatim të tundur,+ siç urdhëroi Moisiu.
22 Pastaj Aaroni shtriu duart drejt popullit, e bekoi+ dhe zbriti+ nga vendi ku paraqiti blatimin për mëkatin, blatimin e djegur dhe flijimet në bashkësi.
23 Në fund, Moisiu dhe Aaroni hynë në tendën e takimit. Pastaj dolën e bekuan popullin.+Atëherë lavdia e Jehovait+ iu shfaq tërë popullit.
24 Nga prania e Jehovait doli një zjarr+ që përpiu blatimin e djegur bashkë me pjesët e dhjamura mbi altar. Kur tërë populli e pa, lëshoi britma+ dhe u përkul me fytyrë përdhe.

