Levitiku 25:1-55
25 Jehovai i tha akoma Moisiut në malin e Sinait:
2 «Thuaju bijve të Izraelit: ‘Kur të hyni në vendin që po ju jap,+ vendi do të mbajë një sabat për Jehovain.+
3 Gjashtë vjet me radhë do të mbjellësh arat, e gjashtë vjet me radhë do të krasitësh vreshtin, dhe do të mbledhësh prodhimin e tokës.+
4 Por viti i shtatë do të jetë një sabat pushimi i plotë për vendin,+ një sabat për Jehovain. Mos i mbill arat dhe mos e krasit vreshtin.
5 Mos e korr atë që mbin nga kokrrat e rëna përtokë dhe mos e vil hardhinë e pakrasitur. Ai do të jetë një vit pushimi i plotë për vendin.
6 Prodhimi që do të japë toka gjatë sabatit, do t’ju shërbejë si ushqim juve, skllavit dhe skllaves suaj, mëditësit dhe të shpërngulurit që rri me ju, të ardhurve,
7 kafshëve shtëpiake dhe gjithë kafshëve të tjera që janë në vendin tuaj. Tërë prodhimi i tokës do të shërbejë si ushqim.
8 Do të llogaritësh shtatë sabate vitesh, pra shtatë vjet herë shtatë; dhe këto shtatë sabate vitesh do të jenë dyzet e nëntë vjet.
9 Ditën e dhjetë të muajit të shtatë,+ briri juaj do të kumbojë fort,+ pasi është dita e shlyerjes,+ dhe briri juaj duhet të kumbojë anekënd vendit.
10 Do të shenjtëroni vitin e pesëdhjetë dhe do të shpallni lirinë në vend për të gjithë banorët.+ Ai do të jetë një Jubile,+ dhe secili nga ju do të kthehet te prona e te familja e vet.+
11 Viti i pesëdhjetë do të jetë për ju Jubile.+ Mos i mbillni arat, mos e korrni atë që mbin nga kokrrat e rëna përtokë dhe mos e vilni hardhinë e pakrasitur,+
12 sepse është Jubileu. Ai duhet të jetë i shenjtë për ju. Mund të hani atë që mbin nëpër ara.+
13 Vitin e Jubileut secili duhet të kthehet te prona e vet.+
14 Në rast se i shitni diçka një shoku ose blini diçka prej tij, mos bëni padrejtësi.+
15 Kur të blini, do të paguani sipas numrit të viteve pas Jubileut; kur dikush ju shet, do t’ju kërkojë sipas numrit të viteve që ka korrur.+
16 Sa më i madh të jetë numri i viteve që mbeten, aq më i lartë do të jetë çmimi i blerjes;+ sa më pak vjet të mbeten, aq më i ulët do të jetë çmimi i blerjes, sepse shitja bëhet sipas numrit të korrjeve.
17 Askush të mos i bëjë padrejtësi shokut,+ përkundrazi frikësojuni Perëndisë tuaj,+ sepse unë jam Jehovai, Perëndia juaj.+
18 Ndiqni e zbatoni ligjet dhe vendimet e mia gjyqësore. Kështu do të banoni të sigurt në atë vend.+
19 Toka do të prodhojë fryte,+ dhe ju do të hani sa të ngopeni e do të banoni atje të sigurt.+
20 Por në rast se thoni: «Ç’do të hamë vitin e shtatë, meqenëse nuk do të mbjellim arat e nuk do të korrim?»,+
21 unë do t’ju dërgoj bekimin tim vitin e gjashtë, dhe toka do të prodhojë sa për tre vjet.+
22 Ju do të mbillni vitin e tetë e do të hani nga prodhimi i vjetër deri vitin e nëntë. Do të hani nga prodhimi i vjetër derisa të korrni të riun.
23 Nuk duhet ta shitni tokën përgjithmonë,+ sepse është imja.+ Për mua, ju jeni të ardhur dhe të shpërngulur.+
24 Në tërë vendin që zotëroni, duhet të ekzistojë e drejta që toka të riblihet.+
25 Në rast se vëllai yt varfërohet dhe i duhet të shesë nga prona e vet, një i afërm i tij, do të riblejë atë që shiti ai.+
26 Në rast se dikush nuk ka njeri që ta riblejë pronën e tij, por vetë ka aq sa ta riblejë,
27 do të llogaritë sa vjet kanë kaluar që kur e shiti, do t’i paguajë blerësit shumën që mbetet, dhe do ta marrë sërish pronën e vet.+
28 Por, nëse ai nuk ka aq sa ta marrë prapë, ajo që shiti, do t’i mbetet blerësit deri vitin e Jubileut.+ Prona do t’i kthehet në Jubile, dhe ai do ta marrë sërish.+
29 Në rast se dikush shet një shtëpi brenda një qyteti me mure, e drejta e riblerjes do të jetë e vlefshme për një vit, që nga koha e shitjes. E drejta e riblerjes+ do të jetë e vlefshme për një vit të tërë.
30 Por, nëse nuk riblihet para se të mbushet viti, shtëpia brenda qytetit me mure do të mbetet përgjithmonë pronë e blerësit, për tërë brezat. Ajo nuk do të kthehet në Jubile.
31 Kurse shtëpitë që ndodhen në vendbanime pa mure, do të llogariten njësoj si arat. E drejta për t’i riblerë+ ato shtëpi do të jetë e vlefshme, dhe në Jubile+ ato duhet të kthehen.
32 Levitët do të kenë gjithnjë të drejtën e riblerjes+ për shtëpitë që kanë në qytetet që janë pronë e tyre.+
33 Nëse pronat e levitëve nuk riblihen, shtëpitë e shitura në qytetet që janë pronë e tyre, do të kthehen në Jubile,+ sepse janë prona që u janë dhënë mes bijve të Izraelit.+
34 Kurse kullotat+ e qyteteve të tyre nuk do të shiten, sepse janë pronë e tyre brez pas brezi.
35 Në rast se vëllai yt varfërohet, dhe gjendet ngushtë,+ ndihmoje.+ Le të rrojë me ty si i ardhuri dhe i shpërnguluri.+
36 Mos i merr kamatë dhe fajde,+ përkundrazi frikësoju Perëndisë,+ dhe vëllai yt le të rrojë me ty.
37 Mos ia jep paratë me kamatë+ dhe mos ia jep ushqimin me fajde.
38 Unë jam Jehovai, Perëndia juaj, që ju nxori nga Egjipti për t’ju dhënë vendin e Kanaanit,+ që të jem Perëndia juaj.+
39 Në rast se vëllai yt varfërohet dhe shitet te ti si shërbëtor,+ mos e vër të punojë si skllav.+
40 Duhet ta trajtosh si mëditës,+ si të shpërngulur. Ai duhet të të shërbejë deri vitin e Jubileut.
41 Pastaj do të largohet nga ti bashkë me bijtë e vet dhe do të kthehet te familja e tij e te prona e paraardhësve të tij.+
42 Sepse ata janë skllevërit e mi, që nxora nga Egjipti,+ dhe nuk duhet të shiten si skllevër.
43 Nuk do ta shtypësh si i pashpirt,+ përkundrazi frikësoju Perëndisë tënd.+
44 Mund të merrni një skllav ose një skllave nga kombet që keni përreth; prej tyre mund të blini skllevër.
45 Mund të blini edhe nga bijtë e të shpërngulurve, që banojnë si të ardhur mes jush,+ dhe nga familjet që ata ngritën në vendin tuaj e që janë mes jush. Ata do të jenë prona juaj.
46 Do t’ua lini bijve tuaj që t’i trashëgojnë si pronë brez pas brezi.+ Ata mund t’i përdorni si punëtorë, por vëllezërit tuaj, bijtë e Izraelit, mos i shtypni si të pashpirt.+
47 Por, nëse i ardhuri ose i shpërnguluri pasurohen, kurse vëllai yt varfërohet dhe e shet veten tek ata, ose te një pjesëtar i familjes së të ardhurit,
48 atëherë mbetet e vlefshme e drejta që ai të riblihet+ pasi e ka shitur veten.+ Mund ta riblejë një nga vëllezërit e tij,+
49 ungji, i biri i ungjit, ndonjë i afërm tjetër+ ose dikush nga familja e tij.Ose, po të pasurohet, mund ta bëjë vetë riblerjen.+
50 Bashkë me blerësin, do të llogaritë kohën që nga viti që u shit tek ai, deri vitin e Jubileut,+ dhe shuma e parave do të përkojë me numrin e viteve.+ Koha që qëndroi me të, duhet t’i llogaritet siç i llogariten ditët e punës një mëditësi.+
51 Nëse mbeten ende shumë vjet, ai duhet ta paguajë çmimin e riblerjes së vet, në përpjesëtim me to dhe me paratë që u ble.
52 Por, nëse mbeten pak vjet deri vitin e Jubileut,+ ai do të bëjë një llogari, dhe do ta paguajë çmimin e riblerjes së vet, në përputhje me vitet që i mbeten.
53 Ai do të trajtohet si mëditës+ vit për vit. Blerësi nuk do ta shtypë si i pashpirt+ para syve të tu.
54 Gjithsesi, nëse ai nuk e bën dot vetë riblerjen sipas këtyre kushteve, do të çlirohet vitin e Jubileut+ bashkë me bijtë e tij.
55 Sepse bijtë e Izraelit janë skllevërit e mi. Po, janë skllevërit e mi+ që i nxora nga Egjipti.+ Unë jam Jehovai, Perëndia juaj.+

