Levitiku 26:1-46
26 Mos bëni perëndi të kota,+ mos ngrini asnjë shëmbëlltyrë të gdhendur+ ose kolonë të shenjtë, dhe mos vini në vendin tuaj asnjë gur të zbukuruar me shëmbëlltyra+ për t’u përkulur para tij,+ sepse unë jam Jehovai, Perëndia juaj.
2 Duhet të mbani sabatet e mia+ dhe të keni nderim të thellë për shenjtëroren time. Unë jam Jehovai.
3 Nëse vazhdoni të ndiqni e të zbatoni ligjet dhe urdhërimet e mia,+
4 do t’ju jap shira të bollshme në kohën e duhur,+ toka do të japë prodhim+ dhe pemët e fushës do të japin fryte.+
5 Shirja do të zërë vjeljen e rrushit dhe vjelja do të zërë mbjelljen e arave. Do të hani sa të ngopeni+ e do të banoni të sigurt në vendin tuaj.+
6 Do t’ju sjell paqe në vend+ dhe do të preheni e nuk do të dridheni para askujt.+ Do të zhduk nga vendi egërsirat,+ dhe shpata nuk do ta përshkojë më vendin tuaj.+
7 Do t’i ndiqni armiqtë nga pas,+ dhe ata do të bien para jush nga shpata.
8 Pesë nga ju do të ndjekin njëqind, njëqind nga ju do të ndjekin dhjetë mijë, dhe armiqtë tuaj do të bien para jush nga shpata.+
9 Do të kthehem te ju,+ do t’ju bëj të frytshëm e të shumtë,+ dhe do të përmbush besëlidhjen që kam bërë me ju.+
10 Do të hani prodhimin e vitit të shkuar+ dhe do të nxirrni jashtë prodhimin e vjetër, që t’i bëni vend të riut.
11 Do ta vë tabernakullin tim mes jush+ dhe shpirti im nuk do t’ju urrejë.+
12 Do të eci mes jush dhe do të jem Perëndia juaj,+ e ju do të jeni populli im.+
13 Unë jam Jehovai, Perëndia juaj, që ju nxora nga Egjipti, ku ishit skllevër,+ theva zgjedhën tuaj dhe ju bëra të ecni me trupin drejt.+
14 Por, nëse nuk më dëgjoni e nuk i zbatoni këto urdhërime,+
15 nëse i hidhni poshtë ligjet e mia+ dhe nëse shpirti juaj i urren vendimet e mia gjyqësore, e kështu nuk i zbatoni tërë urdhërimet e mia dhe shkelni besëlidhjen time,+
16 unë do të bëj kështu me ju: për t’ju ndëshkuar, do t’ju tmerroj me tuberkuloz+ dhe ethe të forta, që t’ju lënë sytë+ e t’ju liget shpirti.+ Më kot do t’i mbillni arat, sepse armiqtë do t’jua përpijnë.+
17 Do të kthehem* kundër jush, dhe ju do të mundeni para armiqve tuaj.+ Ata që ju urrejnë, do t’ju shtypin,+ dhe do t’ia mbathni pa ju ndjekur kush.+
18 Nëse edhe pas gjithë këtyre, nuk do të më dëgjoni, do të më duhet t’ju ndëshkoj shtatë herë më shumë për mëkatet tuaja.+
19 Do ta thyej krenarinë tuaj të madhe dhe do t’i bëj qiejt si hekur+ e tokën si bakër.
20 Do të harxhoni fuqi më kot, pasi toka nuk do të japë prodhim+ dhe pemët nuk do të japin fryte.+
21 Nëse ende ecni në kundërshtim me fjalët e mia e nuk doni të më dëgjoni, do të më duhet t’ju godas shtatë herë më shumë, siç e meritojnë mëkatet tuaja.+
22 Do të dërgoj midis jush egërsirat e fushës,+ që do t’ju lënë pa fëmijë+ dhe do të zhdukin kafshët tuaja shtëpiake. Ju do të mbeteni pak dhe rrugët do të jenë të shkreta.+
23 Por, nëse pas këtyre gjërave, sërish nuk do të më lejoni t’ju ndreq,+ dhe me ngulm do të ecni në kundërshtim me fjalët e mia,
24 mua do të më duhet t’ju kundërvihem.+ Po, do të më duhet t’ju godas shtatë herë për mëkatet tuaja.+
25 Do të sjell mbi ju shpatën, që të marr hak+ për besëlidhjen+ time. Do të mblidheni në qytetet tuaja, e unë do të dërgoj mes jush murtajën,+ dhe do të bini në dorë të armikut.+
26 Si të kem thyer shkopinjtë ku varen bukët në formë unaze,+ dhjetë gra do ta pjekin bukën në një furrë të vetme dhe buka do t’ju jepet me peshë.+ Do të hani, por s’do të ngopeni.+
27 Nëse pas kësaj, prapëseprapë nuk do të më dëgjoni, por do të ecni me ngulm në kundërshtim me fjalët e mia,+
28 mua do të më duhet t’ju kundërvihem tërë zemërim.+ Po, do të më duhet t’ju ndëshkoj shtatë herë për mëkatet tuaja.+
29 Kështu, do të hani mishin e bijve dhe të bijave tuaja.+
30 Do të rrënoj vendet e larta+ që i mbani si të shenjta, do të zhduk mbajtëset e temjanit dhe do t’i vë kufomat tuaja mbi kufomat e idhujve tuaj të pështirë.*+ Shpirti im do t’ju urrejë thellësisht.+
31 Qytetet tuaja do t’ia dorëzoj shpatës+ dhe shenjtëroret tuaja do t’i shkretoj.+ Nuk do ta pranoj aromën e pëlqyeshme të flijimeve tuaja.+
32 Do ta shkretoj vendin,+ dhe armiqtë që do të banojnë në të, do ta shohin të shtangur.+
33 Do t’ju shpërndaj nëpër kombe+ dhe do ta nxjerr shpatën nga milli, që t’ju vijë pas.+ Vendi do të mbetet i shkretë+ e qytetet do të mbeten gërmadhë.
34 Ndërkohë që ju jeni në vendin e armiqve, vendi do të shlyejë sabatet e tij, për sa ditë të jetë i shkretuar. Në atë kohë vendi do të mbajë sabatet, sepse duhet t’i shlyejë.+
35 Për sa ditë të jetë i shkretuar, vendi do të mbajë sabatet, sepse nuk i mbajti kur ju banonit atje.
36 Atyre që do të mbeten,+ do t’u kall tmerrin në zemër, kur të jenë në vendin e armiqve. Do t’ia mbathin edhe nga fërfërima e një gjetheje që e merr era. Do të ikin si prej shpatës dhe do të bien pa i ndjekur kush.+
37 Do të pengohen te njëri-tjetri, pa i ndjekur kush, sikur të ishin para shpatës. Nuk do t’iu bëni dot ballë armiqve.+
38 Do të shuheni mes kombeve,+ dhe toka e armiqve do t’ju përpijë.
39 Ata që do të mbeten, do të kalben+ në vendin e armiqve nga fajet e tyre. Po, do të kalben edhe për fajet e etërve të tyre,+ njësoj siç u kalbën ata.
40 Do t’i rrëfejnë fajet e tyre+ e të etërve, dhe se si u sollën me pabesi ndaj meje, kur ecnin në kundërshtim me fjalët e mia.+
41 Edhe unë iu kundërvura,+ dhe m’u desh t’i çoj në vendin e armiqve të tyre.+Ndoshta kështu zemra e tyre e parrethprerë+ do të përulet,+ e ata do të shlyejnë fajet.
42 Unë do të kujtoj besëlidhjen time me Jakobin,+ besëlidhjen me Isakun+ dhe besëlidhjen me Abrahamin.+ Do ta kujtoj edhe vendin.
43 Ndërkohë, vendi do të jetë i braktisur dhe do të shlyejë sabatet e tij,+ ndërsa ata e kanë lënë të shkretë dhe po paguajnë edhe vetë për fajet e tyre,+ sepse hodhën poshtë vendimet e mia gjyqësore+ dhe shpirti i tyre i urreu ligjet e mia.+
44 Pavarësisht nga e gjithë kjo, unë nuk do t’i hedh poshtë+ e nuk do t’i urrej,+ sa t’i shfaros e të shkel besëlidhjen+ time me ta, ndërsa janë ende në vendin e armiqve, sepse unë jam Jehovai, Perëndia i tyre.
45 Për hir të tyre, do të kujtoj besëlidhjen me të parët e tyre,+ që i nxora nga Egjipti, para syve të kombeve,+ për të qenë Perëndia i tyre. Unë jam Jehovai.’»
46 Këto janë rregullat, vendimet gjyqësore+ dhe ligjet që Jehovai vendosi mes tij dhe bijve të Izraelit, me anë të Moisiut, në malin e Sinait.+
Shënimet
^ Kuptimi i kësaj fjale në hebraisht lidhet me një term që do të thotë «bajgë».

