Levitiku 10:1-20

10  Më vonë, Nadabi dhe Abihu,+ bij të Aaronit, morën secili mbajtësen e zjarrit,+ vunë zjarr në to, hodhën mbi të temjan+ dhe zunë të paraqitnin para Jehovait zjarr të palejueshëm,+ që ai nuk ua kishte kërkuar.  Sakaq, nga prania e Jehovait doli një zjarr që i përpiu,+ e ata vdiqën para Jehovait.+  Atëherë Moisiu i tha Aaronit: «Kështu thotë Jehovai: ‘Le të shenjtërohem+ mes atyre që më afrohen+ dhe le të më jepet lavdi+ para tërë popullit!» Aaroni heshti.  Moisiu thirri Mishaelin dhe Elizafanin, bijtë e Uzielit,+ ungjit të Aaronit, dhe u tha: «Afrohuni e hiqini vëllezërit tuaj nga pjesa para vendit të shenjtë, dhe nxirrini jashtë kampit.»+  Dhe ata u afruan dhe, ashtu si tha Moisiu, i nxorën jashtë kampit, siç ishin të veshur me petkun e gjatë.  Pas kësaj Moisiu i tha Aaronit dhe bijve të tij, Eleazarit e Ithamarit: «Mos i lini flokët të çrregullt+ e mos i shqyeni rrobat, që të mos vdisni e që ai të mos indinjohet me tërë asamblenë.+ Për zjarrin që dërgoi Jehovai, do të qajnë vëllezërit tuaj, tërë shtëpia e Izraelit.  Mos dilni nga hyrja e tendës së takimit, që të mos vdisni,+ sepse vaji i mirosjes i Jehovait është mbi ju.»+ Dhe ata bënë siç tha Moisiu.  Jehovai i tha Aaronit:  «Ti dhe bijtë e tu mos pini as verë dhe as pije dehëse,+ kur të hyni në tendën e takimit, që të mos vdisni. Ky do të jetë një ligj i përhershëm për brezat tuaj, 10  që të dalloni gjënë e shenjtë nga e përdhosura, dhe gjënë e pastër nga e papastra,+ 11  e që t’u mësoni bijve të Izraelit+ tërë rregullat që u dha Jehovai me anë të Moisiut.» 12  Pastaj Moisiu i tha Aaronit dhe bijve që i kishin mbetur, Eleazarit e Ithamarit: «Merrni blatimin në drithë+ që mbeti nga blatimet e bëra me zjarr për Jehovain, dhe hajeni pa tharm afër altarit, sepse është një gjë shumë e shenjtë.+ 13  Do ta hani në një vend të shenjtë,+ pasi është pjesa jote dhe pjesa e bijve të tu nga blatimet që bëhen me zjarr për Jehovain, sepse këtë urdhër kam marrë. 14  Ti bashkë me bijtë e bijat e tua do t’i hani në një vend të pastër gjoksin e blatimit të tundur+ dhe këmbën e pjesës së shenjtë,+ sepse ato jepen si pjesa jote e si pjesa e bijve dhe bijave+ të tua nga flijimet në bashkësi të bijve të Izraelit. 15  Ata do të sjellin këmbën e pjesës së shenjtë dhe gjoksin e blatimit të tundur,+ bashkë me pjesët e dhjamura të blatimeve të bëra me zjarr, që të tunden si blatim i tundur para Jehovait. Kjo do të jetë pjesa jote+ dhe e bijve të tu brez pas brezi, siç urdhëroi Jehovai.» 16  Moisiu pyeti se ç’ishte bërë me cjapin e blatimit për mëkatin,+ dhe mori vesh se ai ishte djegur. Atij iu ndez zemërimi kundër Eleazarit dhe Ithamarit, bijve që i kishin mbetur Aaronit, e u tha: 17  «Pse nuk e hëngrët blatimin për mëkatin në vendin e shenjtë?+ Pasi është një gjë shumë e shenjtë dhe ai jua dha juve, që të përgjigjeni për fajin e asamblesë, duke bërë para Jehovait shlyerjen për të.+ 18  Ja pra, gjaku i blatimit nuk është çuar në vendin e shenjtë.+ Duhej ta kishit ngrënë patjetër në vendin e shenjtë, siç kisha marrë urdhër.»+ 19  Atëherë Aaroni i tha Moisiut: «Sot, ata e paraqitën si blatimin e tyre për mëkatin, edhe blatimin e tyre të djegur para Jehovait,+ por ndërkaq më ndodhën këto gjëra. Edhe sikur ta kisha ngrënë sot blatimin për mëkatin, a do të kënaqej Jehovai?!»+ 20  Kur i dëgjoi këto, Moisiu mbeti i kënaqur.

Shënimet