Josiu 3:1-17

3  Pastaj Josiu u çua herët në mëngjes dhe tok me tërë bijtë e Izraelit u largua nga Shitimi+ e arriti në Jordan. Para se ta kapërcenin lumin, kaluan natën atje. 2  Kështu, nga fundi i tri ditëve,+ të parët e popullit+ kaluan mes për mes kampit 3  dhe e urdhëruan popullin: «Sapo të shihni arkën e besëlidhjes së Jehovait, Perëndisë tuaj, dhe priftërinjtë levitë duke e mbajtur,+ nisuni nga vendi ku jeni dhe ndiqeni. 4  Qëndrojini rreth dy mijë kute larg+ e mos iu afroni. Kështu do të dini nga duhet të shkoni, se nuk keni kaluar asaj udhe më parë.» 5  Josiu i tha popullit: «Shenjtërohuni,+ sepse nesër Jehovai do të bëjë gjëra të mrekullueshme mes jush.»+ 6  Pastaj Josiu iu drejtua priftërinjve: «Merrni arkën e besëlidhjes+ dhe kaloni në krye të popullit.» Dhe ata e morën dhe dolën në krye të popullit. 7  Jehovai i tha Josiut: «Sot do të të lartësoj në sytë e tërë Izraelit,+ që ata ta dinë se siç isha me Moisiun,+ do të jem edhe me ty.+ 8  Ndaj urdhëroji+ priftërinjtë që mbajnë arkën e besëlidhjes: ‘Sapo të arrini buzë ujërave të Jordanit, ndaluni.’»+ 9  Atëherë Josiu u tha bijve të Izraelit: «Afrohuni këtu e dëgjoni se çfarë thotë Jehovai, Perëndia juaj.» 10  Pastaj Josiu tha: «Nga kjo do ta dini se mes jush+ ka një Perëndi të gjallë që do t’i përzërë patjetër kananitët, hititët, hivitët, perezitët, girgasitët, amoritët dhe jebusitët.+ 11  Ja, arka e besëlidhjes së Zotërisë së tërë tokës po kalon përpara jush në Jordan. 12  E tani, merrni dymbëdhjetë burra nga fiset e Izraelit, një për çdo fis.+ 13  Sapo priftërinjtë që mbajnë arkën e Jehovait, Zotërisë së tërë tokës, të vënë këmbë në ujërat e Jordanit, ujërat që zbresin nga lart do të priten e do të ndalen si digë.»+ 14  Populli u nis nga tendat, pikërisht para se të kalonte Jordanin, dhe priftërinjtë mbanin arkën+ e besëlidhjes në krye të tij. 15  Sapo ata që mbartnin Arkën arritën në Jordan dhe këmbët e priftërinjve që mbanin Arkën u zhytën buzë ujërave, (gjatë tërë kohës së korrjes Jordani del nga shtrati)+ 16  ujërat që zbritnin nga lart filluan të ndaleshin. Ato u ngritën si një digë+ shumë larg, në Adam, në qytetin anash Zaretanit,+ kurse ato që zbritnin drejt detit të Arabahut, Detit të Kripur,+ ishin shterur. Ujërat u prenë dhe populli kaloi e doli përballë Jerikosë. 17  Ndërkohë priftërinjtë që mbanin arkën e besëlidhjes së Jehovait rrinin pa lëvizur në tokë të thatë,+ në mes të Jordanit. Ndërkaq tërë Izraeli kaloi nëpër tokë të thatë,+ gjersa mbarë kombi arriti të kalonte Jordanin.

Shënimet