Josiu 21:1-45
21 Mirëpo krerët e shtëpive atërore të levitëve iu afruan priftit Eleazar,+ Josiut,+ birit të Nunit, dhe krerëve të shtëpive atërore të fiseve të bijve të Izraelit
2 dhe u thanë atyre në Shiloh,+ në vendin e Kanaanit: «Jehovai urdhëroi me anë të Moisiut që neve të na jepeshin qytete për të banuar, me kullota për kafshët tona shtëpiake.»+
3 Prandaj, sipas urdhrit të Jehovait, bijtë e Izraelit ua dhanë levitëve,+ duke i hequr ato qytete bashkë me kullotat nga vetë trashëgimia e tyre.+
4 Kështu, u ra shorti familjeve të kehathitëve.+ Bijve të priftit Aaron, bijve të levitëve, u ranë me short trembëdhjetë qytete nga fisi i Judës,+ nga fisi i simeonitëve+ dhe nga fisi i Beniaminit.+
5 Bijve të Kehathit+ që kishin mbetur u ranë me short dhjetë qytete nga familjet e fisit të Efraimit,+ nga fisi i Danit+ dhe nga gjysma e fisit të Manaseut.+
6 Bijve të Gershonit+ u ranë me short trembëdhjetë qytete nga familjet e fisit të Isakarit,+ nga fisi i Asherit,+ nga fisi i Neftalit+ dhe nga gjysma e fisit të Manaseut në Bashan.+
7 Bijve të Merarit,+ sipas familjeve të tyre, u ranë dymbëdhjetë qytete nga fisi i Rubenit,+ nga fisi i Gadit+ dhe nga fisi i Zabulonit.+
8 Kështu, bijtë e Izraelit ua dhanë me short+ levitëve këto qytete me kullotat e tyre,+ siç urdhëroi Jehovai me anë të Moisiut.+
9 Nga fisi i bijve të Judës dhe nga fisi i bijve të Simeonit, ata dhanë këto qytete që përmendeshin secili me emër+
10 dhe që u bënë pronë e bijve të Aaronit, që ishin nga familjet e kehathitëve, bijve të Levit, sepse shorti i parë u ra atyre.+
11 Kështu, në rajonin malor të Judës,+ ata u dhanë Kiriat-Arbën+ (Arba kishte qenë i ati i Anakut),+ domethënë Hebronin,+ me kullotat e tij rreth e qark,
12 kurse fushën e qytetit dhe fshatrat e tij ia dhanë për pronë Kalebit, birit të Jefunehut.+
13 Bijve të priftit Aaron u dhanë: qytetin e strehimit+ për atë që ka bërë një vrasje,+ domethënë Hebronin+ me kullotat e tij, si edhe Libnahun+ me kullotat e tij,
14 Jatirin+ me kullotat e tij, Eshtemoan+ me kullotat e tij,
15 Holonin+ me kullotat e tij, Debirin+ me kullotat e tij,
16 Ainin+ me kullotat e tij, Jutahun+ me kullotat e tij dhe Beth-Shemeshin+ me kullotat e tij. Gjithsej nëntë qytete nga këto dy fise.
17 Nga fisi i Beniaminit: Gibeonin+ me kullotat e tij, Gebën+ me kullotat e tij,
18 Anatothin+ me kullotat e tij dhe Almonin+ me kullotat e tij. Gjithsej katër qytete.
19 Të gjitha qytetet e priftërinjve, bijve të Aaronit,+ ishin trembëdhjetë qytete me kullotat e tyre.+
20 Familjeve të bijve të Kehathit, levitëve që kishin mbetur nga bijtë e Kehathit, u ranë me short qytetet nga fisi i Efraimit.+
21 Kështu, atyre u dhanë qytetin e strehimit+ për atë që ka bërë një vrasje,+ domethënë Sikemin+ me kullotat e tij+ në rajonin malor të Efraimit, Gezerin+ me kullotat e tij,
22 Kibzaimin+ me kullotat e tij dhe Beth-Horonin+ me kullotat e tij. Gjithsej katër qytete.
23 Nga fisi i Danit: Eltekeun me kullotat e tij, Gibetonin+ me kullotat e tij,
24 Ajalonin+ me kullotat e tij dhe Gath-Rimonin+ me kullotat e tij. Gjithsej katër qytete.
25 Nga gjysma e fisit të Manaseut: Tanakun+ me kullotat e tij dhe Gath-Rimonin me kullotat e tij. Gjithsej dy qytete.
26 Të gjitha qytetet bashkë me kullotat e tyre që morën familjet e bijve të Kehathit, që kishin mbetur, ishin dhjetë.
27 Bijtë e Gershonit,+ që u përkitnin familjeve të levitëve, morën nga gjysma e fisit të Manaseut+ qytetin e strehimit për atë që ka bërë një vrasje, domethënë Golanin,+ në Bashan, me kullotat e tij dhe Beshterahun+ me kullotat e tij. Gjithsej dy qytete.
28 Nga fisi i Isakarit:+ Kishionin+ me kullotat e tij, Daberatin+ me kullotat e tij,
29 Jarmuthin+ me kullotat e tij dhe En-Ganimin+ me kullotat e tij. Gjithsej katër qytete.
30 Nga fisi i Asherit:+ Mishalin+ me kullotat e tij, Abdonin+ me kullotat e tij,
31 Helkatin+ me kullotat e tij dhe Rehobin+ me kullotat e tij. Gjithsej katër qytete.
32 Nga fisi i Neftalit:+ qytetin e strehimit+ për atë që ka bërë një vrasje,+ domethënë Kedeshin,+ në Galile, me kullotat e tij, Hamot-Dorin+ me kullotat e tij dhe Kartanin me kullotat e tij. Gjithsej tri qytete.
33 Të gjitha qytetet e gershonitëve, sipas familjeve të tyre, ishin trembëdhjetë qytete me kullotat e tyre.
34 Familjet e bijve të Merarit,+ levitët që kishin mbetur, morën nga fisi i Zabulonit:+ Jokneamin+ me kullotat e tij, Kartahun me kullotat e tij,
35 Dimnahun+ me kullotat e tij dhe Nahalalin+ me kullotat e tij. Gjithsej katër qytete.
36 Nga fisi i Rubenit:+ Bezerin+ me kullotat e tij, Jahazin+ me kullotat e tij,
37 Kedemotin+ me kullotat e tij dhe Mefatin+ me kullotat e tij. Gjithsej katër qytete.
38 Nga fisi i Gadit:+ qytetin e strehimit për atë që ka bërë një vrasje, domethënë Ramotin, në Galaad,+ me kullotat e tij, Mahanaimin+ me kullotat e tij,
39 Heshbonin+ me kullotat e tij dhe Jazerin+ me kullotat e tij. Gjithsej katër qytete.
40 Të gjitha qytetet që u ranë për short dhe u bënë pronë e bijve të Merarit,+ sipas familjeve të tyre, e atyre që kishin mbetur nga familjet e levitëve, ishin dymbëdhjetë qytete.
41 Të gjitha qytetet e levitëve mes zotërimit të bijve të Izraelit ishin dyzet e tetë qytete+ bashkë me kullotat e tyre.+
42 Secili nga këto qytete kishte kullota rreth e qark dhe e njëjta gjë ishte në çdo qytet.+
43 Kështu, Jehovai i dha Izraelit tërë vendin që ishte betuar t’ua jepte paraardhësve të tyre+ dhe ata e morën+ e banuan atje.
44 Për më tepër, Jehovai u dha atyre prehje+ rreth e qark, pikërisht siç u ishte betuar+ paraardhësve të tyre. Asnjë nga tërë armiqtë e tyre nuk u bëri dot ballë.+ Jehovai ua dha tërë armiqtë në dorë.+
45 Asnjë nga të gjitha gjërat e mira që i premtoi Jehovai shtëpisë së Izraelit nuk mbeti pa u plotësuar; të gjitha dolën të vërteta.+

