Josiu 4:1-24

4  Sapo tërë kombi kaloi Jordanin,+ Jehovai i tha Josiut: 2  «Merrni dymbëdhjetë burra nga populli, një për çdo fis,+ 3  dhe urdhërojini kështu: ‘Merrni dymbëdhjetë gurë+ në mes të Jordanit, në vendin ku u ndal këmba e priftërinjve.+ Merrini me vete e vërini në vendin+ ku do të kaloni natën sonte.’» 4  E kështu, Josiu thirri dymbëdhjetë burra+ të emëruar nga bijtë e Izraelit, një për çdo fis, 5  dhe u tha: «Kaloni para arkës së Jehovait, Perëndisë tuaj, në mes të Jordanit, dhe ngrini mbi supe secili nga një gur, sipas numrit të fiseve të bijve të Izraelit, 6  që kjo të shërbejë si shenjë mes jush.+ Në rast se bijtë tuaj pyesin në të ardhmen: ‘Pse i keni vënë këtu këta gurë?’,+ 7  ju duhet t’u thoni: ‘Sepse ujërat e Jordanit u prenë para arkës së besëlidhjes së Jehovait.+ Kur ajo kaloi, ujërat e Jordanit u prenë, e këta gurë do t’u shërbejnë bijve të Izraelit si kujtim në jetë të jetëve.’»+ 8  Bijtë e Izraelit bënë pikërisht siç i urdhëroi Josiu. Ata morën dymbëdhjetë gurë nga mesi i Jordanit, sa numri i fiseve të bijve të Izraelit,+ ashtu siç i tha Jehovai Josiut. I morën dhe i vunë në vendin ku po rrinin.+ 9  Edhe në mes të Jordanit, në vendin ku u ndal+ këmba e priftërinjve që mbanin arkën e besëlidhjes, Josiu vuri dymbëdhjetë gurë, të cilët qëndrojnë atje edhe sot e kësaj dite. 10  Priftërinjtë që mbanin Arkën, qëndruan në mes+ të Jordanit, gjersa u plotësua e gjithë ajo që Jehovai i urdhëroi Josiut t’i thoshte popullit, sipas gjithë asaj që Moisiu i urdhëroi Josiut.+ Ndërkohë populli nxitoi+ dhe kaloi. 11  Si kaloi tërë populli, kaloi edhe arka+ e Jehovait dhe priftërinjtë në prani të popullit. 12  Bijtë e Rubenit, bijtë e Gadit dhe gjysma e fisit të Manaseut+ kaluan në formacion luftimi+ para bijve të Izraelit, siç u kishte thënë Moisiu.+ 13  Rreth dyzet mijë burra të armatosur kaluan para Jehovait për luftën në rrafshinat e shkreta të Jerikosë. 14  Atë ditë Jehovai e lartësoi Josiun në sytë e tërë Izraelit+ dhe ata filluan t’i frikësoheshin atij, siç i ishin frikësuar Moisiut gjatë gjithë jetës së tij.+ 15  Pastaj Jehovai i tha Josiut: 16  «Urdhëroji priftërinjtë që mbajnë arkën e dëshmisë+ që të dalin nga Jordani.» 17  Kështu Josiu i urdhëroi priftërinjtë: «Dilni nga Jordani.» 18  Kur priftërinjtë që mbanin arkën+ e besëlidhjes së Jehovait dolën nga Jordani dhe vunë këmbë+ në tokë të thatë, ujërat e Jordanit filluan të ktheheshin në vend dhe po dilnin+ nga shtrati si më parë. 19  Populli doli nga Jordani ditën e dhjetë të muajit të parë dhe e ngriti kampin në Gilgal,+ në kufirin lindor të Jerikosë. 20  Dymbëdhjetë gurët që morën nga Jordani, Josiu i vuri në Gilgal.+ 21  Më pas, ai u tha bijve të Izraelit: «Kur bijtë tuaj të pyesin në të ardhmen etërit e tyre: ‘Ç’do të thonë këta gurë?’,+ 22  ju duhet t’u tregoni: ‘Izraeli e kaloi Jordanin në tokë të thatë,+ 23  pasi Jehovai, Perëndia juaj, i thau ujërat e Jordanit para tyre gjersa kaluan, ashtu si Jehovai, Perëndia juaj, bëri me Detin e Kuq, kur e thau para nesh gjersa kaluam,+ 24  me qëllim që të gjithë popujt e tokës ta njohin dorën e Jehovait+ e ta dinë që është e fortë+ dhe që t’i frikësoheni vërtet Jehovait, Perëndisë tuaj, përgjithmonë.’»+

Shënimet