Psalmet 37:1-40
Psalm i Davidit.
א [ʼÁlef]*
37 Mos u nxeh për shkak të keqbërësve.+Mos i ki zili ata që bëjnë padrejtësi.+
2 Sepse ata do të thahen shpejt si bari,+dhe do të vyshken si bari i njomë.+
ב [Beth]
3 Ki besim te Jehovai dhe bëj të mira,+bano në tokë dhe vepro me besnikëri.+
4 Gjej kënaqësi të thellë tek Jehovai,+dhe ai do të të japë çfarë të do zemra.+
ג [Gímel]
5 Lëre udhën tënde në dorë të Jehovait+e mbështetu tek ai,+ dhe ai do të veprojë.+
6 Ai do të bëjë që pafajësia jote të shndritë si drita+dhe drejtësia jote si mesdita.+
ד [Dáleth]
7 Rri në heshtje para Jehovait+dhe prit me zjarr që ai të veprojë.+Mos u nxeh me ata që u shkojnë punët mbarë,+me njeriun që plotëson planet e veta.+
ה [Heʼ]
8 Lëre zemërimin dhe largohu nga tërbimi,+mos u nxeh, se kjo të shtyn veç të bësh keq.+
9 Sepse keqbërësit do të shfarosen,+kurse ata që shpresojnë te Jehovai, do të trashëgojnë tokën.+
ו [Ua]
10 Edhe pak dhe i ligu nuk do të jetë më.+Do ta këqyrësh me kujdes vendin e tij, por ai nuk do të jetë më.+
11 Kurse zemërbutët do të trashëgojnë tokën+dhe do të kënaqen pa masë me paqen e pafund.+
ז [Zájin]
12 I ligu thur të këqija kundër të drejtit,+dhe kërcëllin dhëmbët kundër tij.+
13 Jehovai do të qeshë me të,+sepse e sheh se po i vjen dita.+
ח [Heth]
14 Të ligjtë zhveshin shpatën dhe tendosin harkun,+për të rrëzuar të munduarin dhe të varfrin,+për të vrarë ata që ecin drejt në udhën e tyre.+
15 Shpata e vet do t’u ngulet në zemër+dhe harqet e tyre do të thyhen.+
ט [Teth]
16 Më mirë ajo pak që ka i drejti+se bollëku i shumë të ligjve.+
17 Sepse krahët e të ligjve do të thyhen,+kurse të drejtët do t’i mbështetë Jehovai.+
י [Jodh]
18 Jehovai e njeh mirë udhën e të patëmetëve,+trashëgimia e tyre do të mbetet përjetë.+
19 Ata nuk do të turpërohen në ditë të këqija,+dhe do të jenë të ngopur në zi buke.+
כ [Haf]
20 Sepse të ligjtë do të vdesin,+dhe armiqtë e Jehovait do të jenë si bari dhe lulet që veshin livadhet.Ata do të marrin fund+ e do të kthehen në tym.+
ל [Lámedh]
21 I ligu merr hua, por nuk kthen.+Kurse i drejti jep hir dhe bën dhurata.+
22 Ata që Ai bekon do të trashëgojnë tokën,+kurse ata që Ai mallkon, do të shfarosen.+
מ [Mem]
23 Jehovai i bën të sigurt hapat e njeriut,+dhe gjen kënaqësi në udhën që ndjek ai.+
24 Edhe nëse bie, ai nuk do të shembet përtokë,+sepse Jehovai e mban për dore.+
נ [Nun]
25 Isha i ri dhe u plaka,+por s’kam parë asnjë të drejtë të braktisur,+dhe as pasardhësit e tij të lypin bukë.+
26 Ditë pas dite ai tregon hir dhe jep hua,+dhe pasardhësit e tij i presin bekime.+
ס [Sámeh]
27 Largohu nga e keqja dhe bëj të mira,+e do të banosh përgjithmonë në tokë.+
28 Sepse Jehovai e do drejtësinë+dhe nuk do t’i braktisë besnikët e vet.+ע [ʽÁjën]Ata do të jenë gjithmonë të mbrojtur,+kurse pasardhësit e të ligjve do të shfarosen.+
29 Të drejtët do të trashëgojnë tokën+dhe do të banojnë përgjithmonë në të.+
פ [Peʼ]
30 Goja e të drejtit nxjerr nën zë mençuri,+dhe gjuha e tij flet drejt.+
31 Ai ka në zemër ligjin e Perëndisë së tij+dhe hapat e tij nuk do të lëkunden.+
צ [Cadhé]
32 I ligu përgjon të drejtin+dhe kërkon ta vrasë.+
33 Por Jehovai nuk do ta lërë në dorë të tij,+dhe nuk do ta shpallë fajtor kur të gjykohet.+
ק [Kof]
34 Shpreso te Jehovai dhe ndiq udhët e tij,+e ai do të të lartësojë dhe ti do të trashëgosh tokën.+Ti do të shohësh kur të shfarosen të ligjtë.+
ר [Resh]
35 E pashë të ligun se si u kthye në tiran+dhe u harlis si pema në dheun e vet,+
36 por pastaj u zhduk e nuk ishte më.+E kërkova, por nuk e gjeta më.+
ש [Shin]
37 Vështroje të paqortueshmin dhe mbaji sytë mbi të drejtin,+sepse e ardhmja e atij njeriu do të jetë paqësore.+
38 Kurse shkelësit do të shfarosen të gjithë njëherësh,+dhe të ligjve do t’u shkatërrohet e ardhmja.+
ת [Ta]
39 Shpëtimi i të drejtëve vjen nga Jehovai.+Ai është fortesa e tyre në kohë vuajtjesh.+
40 Jehovai do t’i ndihmojë e do t’u sigurojë shpëtim.+Ai do t’u sigurojë shpëtim nga të ligjtë dhe do t’i çlirojë,+sepse kanë gjetur strehë tek ai.+

